Aktualitet
Ku u ‘zhdukën’ protestuesit pas shkatërrimin në Gjykatë? Policia nuk i gjen dot
Pas disa përplasjeve të forta mes protestuesve dhe policisë në Tiranë, situata paraqitet e qetë në orën 14:59. Qetësimi vjen pas incidenteve pranë Gjykatës së Apelit, ku protestuesit dëmtuan pajisje të godinës, ndërsa policia nisi shoqërimin e personave të përfshirë në trazira.
Pas ndërhyrjes së efektivëve, grupet e protestuesve u shpërndanë me shpejtësi, duke bërë që prania e tyre në zonat ku ishin regjistruar përplasjet të pakësohej. Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse grupet që u larguan janë zhvendosur në zona të tjera të kryeqytetit apo nëse protesta ka hyrë përkohësisht në një fazë qetësie.
Në këto momente, një grup i vogël protestuesish raportohet se ndodhet pranë Parkut Rinia. Pas episodeve të dhunës dhe dëmtimeve të regjistruara gjatë ditës së shtatë të protestave, situata në terren mbetet për t’u ndjekur.