✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Agravon përplasja në Ministrinë e Brendshme, policia i tërheq studentët zvarrë

Situata u tensionua pranë Ministrisë së Brendshme, ku efektivët e policisë shoqëruan disa persona të pranishëm në zonë. Në pamjet e siguruara nga vendngjarja, një i ri shihet teksa merret me forcë nga policia, në rrethana që nuk sqarohen plotësisht nga materialet filmike.

Tensione u regjistruan edhe gjatë një shoqërimi tjetër. Disa persona që ndodheshin pranë efektivëve kundërshtuan ndërhyrjen, duke pretenduar se personat e shoqëruar nuk po kryenin asnjë veprim të paligjshëm, por thjesht po ecnin në rrugë.

“Ishim thjesht duke ecur në rrugë”, dëgjohet të thotë një prej të pranishmëve.

Ndërsa një tjetër i drejtohet efektivëve me thirrjet: “Mos e prek me dorë! Çfarë po bëni? Lëshojeni!”.

Pamjet pasqyrojnë momentet e tensionit mes policisë dhe personave të pranishëm, ndërsa për të sqaruar rrethanat e shoqërimeve nevojitet informacion zyrtar mbi arsyet e ndërhyrjes dhe veprimet e personave të ndaluar.

Advertisement