✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

KANCELARI MERZ MESAZH PER PROTESTAT

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, në samitin e Procesit të Berlinit ka folur për protestat që po zhvillohen në vendet e Bashkimit Europian dhe “këtu në rajon”, duke iu referuar atyre të Shqipërisë.

Prezent në këtë samit është edhe kryeministri Edi Rama, raporton Gazeta Express.

“Më lejoni të jem shumë i sinqertë për dy çështje. Së pari, kur përballemi me protesta në BE apo këtu në rajon, dhuna nuk duhet të jetë kurrë një opsion, nga asnjëra palë. Së dyti, realizimi i të gjitha këtyre është veçanërisht i vështirë nëse mbetemi plotësisht të penguar nga e kaluara”, tha Merz.

Ai foli edhe për glorifikimin e kriminelëve të luftës, duke kujtuar se në vitin 2008 vendet e rajonit ishin dakorduar për ta hedhur poshtë gjuhën e urrejtjes. Këtu Merz aludoi për nderimet dhe glorifikimet që u bënë së fundi në Serbi për kriminelin e luftës, Ratko Mladiq.

“Zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor, retorika apo polarizimi në rritje nuk do të çojnë drejt një të ardhmeje më të sigurt, më të lirë dhe më të begatë. Historia nuk do t’i shohë me sy të mirë ata që përçajnë në këto kohë komplekse. Prandaj, në vitin 2008, në samitin e Procesit të Berlinit, ne e hodhëm poshtë së bashku përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës”.

Nëse duam të krijojmë të ardhme më të mirë për fëmijët tonë, nuk mund t’i hedhim benzinë asaj flake, por t’i përmbahemi bazës europiane, tha Merz.

Advertisement