✦
Thinking ...
Connect with us

Rajon

“Je treguar i butë me protestuesit”/ Vuçiç kritikon Ramën: Nëse shkon në zgjedhje…, do humbasësh

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka komentuar protestat që prej ditësh po zhvillohen në Shqipëri, duke vlerësuar kryeministrin Edi Rama, por edhe duke paralajmëruar se situata politike mund të bëhet më e vështirë për të nëse detyrohet të shpallë zgjedhje të parakohshme.

Gjatë emisionit “Prva tema”, të transmetuar më 21 tetor në televizionin serb Prva, Vuçiç u ndal te mënyra se si Rama ka menaxhuar protestat. Sipas presidentit serb, kryeministri shqiptar ka gabuar në vlerësimin e kohëzgjatjes dhe intensitetit të reagimit qytetar.

“Rama bëri një gabim. Edi besoi më gjatë se unë se mund t’i zbuste disi. Dhe gaboi. Humbi kohë. Nëse e detyrojnë të shpallë zgjedhje, do ta ketë shumë të vështirë t’i fitojë”, deklaroi Vuçiç, duke shprehur qëndrimin e tij për pasojat e mundshme politike të protestave.

Megjithatë, presidenti serb shprehu vlerësim për kreun e qeverisë shqiptare, duke e cilësuar atë si një aset të rëndësishëm për vendin. “E gjithë kjo më duket irracionale, sepse ai është një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, sido që ta shikosh”, u shpreh Vuçiç.

Deklaratat e tij ndërthurin vlerësimin për Ramën me paralajmërimin se protestat mund të sjellin pasoja politike nëse situata çon drejt zgjedhjeve të parakohshme. Ndërkohë, zhvillimet në Shqipëri vijojnë në kushtet e protestave dhe kërkesave të protestuesve për dorëheqjen e kryeministrit.

Shqipërisë, sido që ta shikosh”, u shpreh ai.

Advertisement