Politike
DHUNA NE PROTESTE/ RAMA: PD BERI GLASEN MBI TORTE
Kryeministri Edi Rama ka folur sërish sot për protestat e dhunshme në Tiranë, ku dha detaje për mënyrën e organizimit të tyre.
“Ndërkohë që liria për të protestuar është një e drejtë e pamohueshme, në Shqipëri dhuna është një krim i pajustifikueshëm. Për fat të keq në protestat e javës së fundit u bënë bashkë që të dyja, nga një anë liria për të protestuar si një e drejtë e pamohueshme dhe nga ana tjetër dhuna si një krim që u relativizua dhe glorifikua në ekranet e korruptuar të mbrëmjeve mediatike. Papushim, orë e çast, shqiptarët panë me ankth sesi terrori mori peng të gjithë dhe u mbingarkuan me idenë tërësisht të rreme se studentë të pafajshëm e idealistë u vunë nën dhunën policore. Një përmbysje dramatike manipuluese e një realiteti tërësisht tjetër. Kam ndarë me ju raportet e policëve të plagosur dhe protestuesve të lënduar, në Europë dhe në Shqipëri. S’bën askund vaki që pjesa më e dëmtuar të jetë Policia. Bën vaki këtu.
Sot jam këtu për të ekspozuar një komponent që e kam komentuar mes shumë përqeshjeve dhe mes shumë ofendimeve të kthyera drejt meje, si një koment fyes për studentët. Qysh se nisi protesta paqësore masive e flamengove, kam thënë se arsyet për të protestuar janë legjitime. Por se qysh në krye të herës ajo protestë ishte e influencuar rëndë nga forca të tjera, ka qenë një fakt. Ka qenë një fakt që në këtë valë të dytë e të dhunshme është evidentuar në të gjithë përmasën e vetë. Përshkallëzimi është përgatitur për disa muaj. Të dhënat e futjes në Shqipëri të maskave, të lëndëve eksplozive e kështu me radhë, përmes doganës dhe nga subjekte të caktuara, janë tashmë në duart e Policisë. Të dhënat e organizimit të grupeve si pjesë e rrjetit ANTIFA, rrjeti i terrorit urban që në emër të neokomunizmit ka vendosur të futet në jetët e njerëzve përmes dhunës, janë në duart e Policisë. Por në duart e Policisë janë edhe një pjesë e pjesëmarrësve në këtë dhunë të financuar drejtpërdrejtë nga krimi i organizuar dhe forca të huaja. Por glasa mbi tortë është PD, që dje mori edhe autorësinë e fillimit të dhunës te Ministria e Arsimit.
Tani unë do ndaj me ju pamje që do trondisin shumëkënd. Këta persona nuk janë student, janë diçka tjetër. Ata shikojnë te dhuna për të ulur në gjunjë qeverinë e zgjedhur të Shqipërisë dhe për të më imponuar mua një shkelje të patolerueshme të kontratës me shqiptarët”, tha mes të tjerash Rama.
Rama: Nuk janë studentët! ‘Fytyrat’ e protestës janë paguar nga krimi i organizuar dhe duan t’ia ulin kokën Shqipërisë
Në një komunikatë live Kryeministri Edi Rama ka deklaruar edhe një herë se ata që shkatuan dhunën në kryeqytet nuk janë studentë, por njerëz të paguar nga krimi i organizuar që duan t’ia ulin kokën Shqipërisë
“Po, ndaj me ju pamje që do trondisin shumë kënd, është ruajtur konfidencialiteti në respekt të ligjit, të gjithë janë persona të ndaluar dhe subjekt i ligjit, u ndaluan në protestat e dhunshme dhe nuk janë student, nuk kanë asnjë lidhje me të gjithë ata student që nuk i janë bashkuar kësaj dallge terrori urban por që qëndrojnë në një front proteste.
Përmes instagramit dhe tik tok e mbështesin se shikojnë te dhuna një mundësi për të ulur në gjunjë qeverinë e zgjedhur të vendit dhe për të më imponuar mua një shkelje të patolerueshme të kontratës me shqiptarë.
Fytyra që janë paguar nga krimi organizuar dhe forca të huaja që duan të përmysin Shqipërinë. Këta nuk janë studentët e kam thënë që në krye të herës, dhe tani është koha që kjo fjali të mbështetet nga fakte e dokumenta”, tha Rama.
Rama publikon fotot e personave me precedentë penal në protestë: Përgatitjet nisën muaj më parë, u futën lëndë eksplozive! Financim nga krimi i organizuar e forca të huaja, PD glasa mbi tortë
Kryeministri Edi Rama ka folur sërish sot për protestat e dhunshme në Tiranë, ku dha detaje për mënyrën e organizimit të tyre. Rama ka publikuar edhe fotot e personave me precedentë penal që nën ‘maskën’ e studentit, kanë marrë pjesë në dhunë dhe plaçkitje gjatë protestës
Sot jam këtu për të ekspozuar një komponent që e kam komentuar mes shumë përqeshjeve dhe mes shumë ofendimeve të kthyera drejt meje, si një koment fyes për studentët. Qysh se nisi protesta paqësore masive e flamengove, kam thënë se arsyet për të protestuar janë legjitime. Por se qysh në krye të herës ajo protestë ishte e influencuar rëndë nga forca të tjera, ka qenë një fakt. Ka qenë një fakt që në këtë valë të dytë e të dhunshme është evidentuar në të gjithë përmasën e vetë. Përshkallëzimi është përgatitur për disa muaj. Të dhënat e futjes në Shqipëri të maskave, të lëndëve eksplozive e kështu me radhë, përmes doganës dhe nga subjekte të caktuara, janë tashmë në duart e Policisë. Të dhënat e organizimit të grupeve si pjesë e rrjetit ANTIFA, rrjeti i terrorit urban që në emër të neokomunizmit ka vendosur të futet në jetët e njerëzve përmes dhunës, janë në duart e Policisë. Por në duart e Policisë janë edhe një pjesë e pjesëmarrësve në këtë dhunë të financuar drejtpërdrejtë nga krimi i organizuar dhe forca të huaja. Por glasa mbi tortë është PD, që dje mori edhe autorësinë e fillimit të dhunës te Ministria e Arsimit.
Tani unë do ndaj me ju pamje që do trondisin shumëkënd. Këta persona nuk janë student, janë diçka tjetër. Ata shikojnë te dhuna për të ulur në gjunjë qeverinë e zgjedhur të Shqipërisë dhe për të më imponuar mua një shkelje të patolerueshme të kontratës me shqiptarët”, tha mes të tjerash Rama.
Rama: Në një vend demokratik gjithkush mund të ketë idetë e veta, por dhuna s’është ide, është armik i lirisë dhe i sigurisë

Kryeministri, Edi Rama, e cilësoi dhunën gjatë protestave si të pajustifikueshme, ndërsa apeloi që të distancohen prej saj
“Atyre u them të distancohen nga dhuna. Idetë janë çështje zgjedhje dhe në një vend të lirë e demokratik gjithkush mund të ketë idetë e veta. Por dhuna nuk është ide. Dhuna është krim. Dhuna është armik i demokracisë, është armik i lirisë, është armik i qetësisë, është armik i sigurisë dhe nëse Shqipëria ka shumë gjëra për të bërë ende, Shqipëria ka një domosdoshmëri absolute për të garantuar në të përditshmen e vetë sigurinë. Sigurinë e pacënueshme të rendit dhe të lirisë dhe të qetësisë së çdo individi, të kujtdoqoftë që qarkullon i lirë në rrugët e vendit dhe jo më të përfaqësuesve të zgjedhur të popullit të vetë.
Ka një orë për të folur për të gjitha. Ora për të folur sot ishte kjo. Nesër do t’ju ekspozojmë të tjera gjëra, për të ndarë me të gjithë një bindje të rrënjosur tek informacioni, të rrënjosur tek funksionimi i institucioneve, bindjen se askush nuk do të mbetet pa u ekspozuar”, tha Rama.
Dhuna ne protesta/ Rama: Nesër do të nxjerrim gjëra të reja
Edi Rama paralajmëron se qeveria do të vijojë edhe nesër me publikimin e informacioneve të tjera për protestat në Tiranë. Kryeministri u shpreh se askush nuk do të mbetet pa u ekspozuar.
Rama pretendoi gjithashtu se protesta në kulmin e saj kishte arritur në 1500 pjesëmarrës, mes të cilëve, sipas tij, kishte studentë të ndikuar nga teoritë e ANTIFA-s. Ai u bëri thirrje studentëve dhe qytetarëve të distancohen nga dhuna, duke theksuar se protesta paqësore është një e drejtë e garantuar.
“Ka një orë për të folur për të gjitha. Sot ishte kjo, nesër do t’ju ekspozojmë gjëra të tjera për të ndarë me të gjithë një bindje të rrënjosur te informacioni dhe funksionimi i institucioneve. Bindjen se askush nuk do të mbetet pa u ekspozuar”, deklaroi Rama.