Aktualitet
PRINCI LEKA I BËN NJË PREMTIM GERALDINËS: “DO TË KESH GJITHMONË NJË VEND KU MUND TË KTHEHESH”
Një premtim për të qenë gjithmonë pranë së bijës. Princ Leka ka uruar Geraldinën për ditëlindjen e saj më 22 tetor, përmes një dedikimi ku ndërthuren krenaria e babait dhe malli për fëmijërinë që kalon.
Në mesazhin e përcjellë nga mediat shqiptare, ai shkruan se çdo moment me të bijën bëhet gjithnjë e më i çmuar, ndërsa e sheh të rritet.
Leka i uron Geraldinës shëndet, dashuri dhe njerëz që ta vlerësojnë, por edhe forcë për t’u ngritur kur jeta ta vërë në provë. Premtimi që e shoqëron urimin është se, pavarësisht largësisë apo rrugës që ajo do të zgjedhë, mbështetja e babait do të mbetet.
“Rritu e lumtur, bija ime!”, shkruan ai, duke i premtuar se do t’i zbulojnë së bashku etapat e jetës.
Geraldina është vajza e Princ Lekës me aktoren Elia Zaharia. Dedikimin ai e mbyll me dashurinë dhe krenarinë e një prindi që e konsideron veten të bekuar që e ka.