✦
Thinking ...
Connect with us

Sport

REAL MADRID FITON EL CLASICON ME BARCELONEN, MBAPPE VENDOS DERBIN ME DY GOLA

Sytë e gjithë botës së futbollit ishin te El Clasico. Barcelona dhe Real Madrid qe zbriten në fushë në një duel që premtonte spektakël, emocione dhe një përballje të drejtpërdrejtë në garën për titullin kampion në Spanjë.

Barcelona erdhi në këtë sfidë si kryesuese e La Ligës, me gjashtë pikë avantazh ndaj rivalëve madrilenë.

Katalanasit synonin të konfirmonin momentin pozitiv dhe të hedhin një tjetër hap drejt titullit, ndërsa Real Madrid kërkonte fitoren për të ngushtuar diferencën dhe për të rikthyer presionin në krye të renditjes.

REZULTATI :Barcelona 1-2 Real Madrid – Raphniha 61′ / Mbappe 41′, 88′

NGJARJET KRYESORE:

88′ Goool Real Madrid 1-2/ Camavinga futet bukur në zonë dhe pason për Mbappe, i cili me portën e boshatisur nuk gabon. (Video)

78′ Yamal kalon mbukur mbrojtjen e Realit dhe nga distanca tenton me të majtën, por topi përfundon jashtë kuadratit.

71′ Guler provon me një gjuajtje me të majtën në hyrje të zonës, me topin që ndalet pa probleme në duart e Joan Garcias.

61′ Goool Barcelona 1-1/ Pedri hedh një top në zonë për Raphinahn, i cili me të majtën ndëshkon Lunin. (Video)

46′ Nis pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

41′ Goool Real Madrid 0-1/ Gerard Martin nuk largon si duhet topin, që përplaset te këmbët e Mbappe dhe shkon në rrjetë. (Video)

25′ Raphinha merr një top në hyrje të zonës dhe godet me të djathtën, por tentativa e tij përfundon jashtë kuadratit.

15′ Gordon provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ndalet nga Lunin.

1’ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

Advertisement