Aktualitet
KAOS NË UNAZËN E MADHE, PËRPLASEN 5 MAKINA DHE BLLOKOHET QARKULLIMI
Një aksident zinxhir me pesë automjete ka shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor në Unazën e Madhe të Tiranës, gjatë paradites së kësaj të premteje, 30 tetor.
Përplasja është regjistruar në zonën pranë rrethrrotullimit të Freskut, ku disa automjete janë përplasur njëra pas tjetrës, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar. Megjithatë, aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar dhe radhë automjetesh në një prej akseve kryesore të kryeqytetit.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë automjete të dëmtuara dhe vështirësi në lëvizjen e mjeteve.
Rrethanat e aksidentit mbeten për t’u sqaruar. Ende nuk ka një përfundim zyrtar mbi shkakun e përplasjes dhe përgjegjësinë e drejtuesve të përfshirë.