Aktualitet
Tre aksidente brenda 30 minutash në Klos, një grua plagoset rëndë në përpl*sjen e parë
Tre aksidente rrugore janë regjistruar brenda një harku kohor prej vetëm 30 minutash në fshatin Fshat të Bashkisë Klos, në aksin që lidh Matin me Rrugën e Arbrit.
Aksidenti i parë ndodhi pranë rrethrrotullimit të Rrugës së Arbrit, ku u përplasën dy automjete, një “Volvo” që lëvizte në drejtim të Klosit dhe një “Benz” që udhëtonte drejt Tiranës. Si pasojë, një grua mbeti e plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Burrelit.