Aktualitet
Studentët ‘rrethojnë’ Kryeministrinë, thirrje kundër Ramës
Protesta studentore kundër qeverisë së Edi Ramës vijon për të 21-ën ditë radhazi, me të rinjtë që kanë dalë sërish në rrugët e Tiranës për të kërkuar largimin e kryeministrit.
Studentë nga fakultete të ndryshme kanë braktisur auditorët dhe janë bashkuar në marshime përgjatë disa akseve të kryeqytetit, duke vijuar mobilizimin në kuadër të protestës kombëtare.
Marshimet janë bashkuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit janë pozicionuar përpara Kryeministrisë, duke vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesën për largimin e Edi Ramës.