✦
Thinking ...
Connect with us

Pinknews

E akuzon për përndjekje, fyerje dhe…, Gazmend Paja kallëzon penalisht Elton Tozajn

Aktori Gazmend Paja ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës ndaj Elton Tozajt, duke e akuzuar për përndjekje, shpifje dhe fyerje.

Sipas pretendimeve të aktorit në kallëzim, Tozaj ka publikuar video në platforma si TikTok dhe YouTube, ku ka përmendur emrin e tij dhe i ka atribuar fakte dhe sjellje që Paja i cilëson të pavërteta.

Në padi thuhet se në këto publikime janë përdorur edhe shprehje nënçmuese, të cilat, sipas aktorit, cenojnë nderin, dinjitetin dhe figurën e tij publike e profesionale.

Për momentin, bëhet fjalë për pretendimet e paraqitura nga Gazmend Paja në kallëzimin penal. Nuk ka informacion në materialin e publikuar për një qëndrim të Elton Tozajt lidhur me akuzat.

“I akuzuari, shtetasi Elton Tozaj, në cilësinë e njeriut të showbizit dhe krijuesit të përmbajtjes në rrjetet sociale, ka publikuar video në platforma të ndryshme (TikTok dhe YouTube), në të cilat përmend emrin e viktimës akuzuese dhe i atribuon atij fakte e sjellje të pavërteta, si dhe përdor shprehje nënçmuese, duke cenuar rëndë nderin, dinjitetin dhe figurën e tij publike e profesionale”, thuhet në padi.

Advertisement