✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

“Dëgjoja djalin të thërriste ‘o ba’”/ Banori i përlotur rrëfen tmerrin nga shpërthimi në Elbasan

“Dëgjoja djalin të më thërriste ‘o ba’, por nuk mund ta ndihmoja”. Kështu e përshkruan Artur Sanço tmerrin e përjetuar gjatë shpërthimit dhe zjarrit në pallatin pesëkatësh në Elbasan.

Banori tregon se dera e banesës i ra në kokë, ndërsa djali ndodhej i bllokuar në dhomën e tij dhe kërkonte ndihmë. Në pamundësi për të dalë nga apartamenti përmes hyrjes, Sanço rrëfen se u detyrua të hidhej nga kati i dytë.

Ai përshkruan edhe dëmet e rënda në banesë, duke thënë se shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa soleta e katit të tretë u shemb dhe zuri poshtë dhomën e gjumit.

Pas ngjarjes, banori shpreh shqetësimin për strehimin dhe kushtet në të cilat ndodhet familja e tij. Ai thotë se sapo është kthyer nga spitali dhe se edhe veshjet i ka siguruar borxh.

“Ku të rri?”, është pyetja që përsërit Sanço, ndërsa rrëfen momentet kur rrezikoi jetën për t’u larguar nga banesa.

Advertisement