✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

EMRI/ 69-vjeçari ende i zhdukur, pezullohet kërkimi, shkak rrezikshmëria e ndërtesës

Operacioni për kërkimin e 69-vjeçarit Hamit Ibro, i cili rezulton i zhdukur pas shpërthimit të fuqishëm në një pallat në Elbasan, është pezulluar përkohësisht.

Vendimi është marrë nga ekspertët e Ministrisë së Mbrojtjes për shkak të rrezikshmërisë që paraqet ndërtesa, e cila ka pësuar dëmtime të konsiderueshme nga shpërthimi. Kushtet në objekt nuk lejojnë vijimin e sigurt të kërkimeve.

Hamit Ibro është pronari i apartamentit në katin e tretë, ku dyshohet se ka nisur shpërthimi. Ende nuk ka një informacion të konfirmuar për vendndodhjen e tij, ndërsa operacioni do të mbetet i pezulluar deri në vlerësimin e mëtejshëm të sigurisë së godinës.

Advertisement