Politike
NE SHESH KA REVOLTE POR JO ALTERNATIVE/ LUTFI DERVISHI TREGON SE ÇFARE MUNGON NGA ‘TORTA’
Gazetari Lutfi Dervishi ka komentuar protestat qytetare dhe mundësinë e krijimit të një alternative të re politike prej tyre, duke vlerësuar se një perspektivë e tillë mbetet ende e largët.
Dervishi theksoi se protestat kanë shprehur zemëratën, revoltën dhe pakënaqësinë e qytetarëve, por deri më tani nuk kanë prodhuar një organizim të mirëfilltë që mund të marrë formën e një force të re politike.
Sipas tij, mesazhi kryesor i protestuesve ka qenë kërkesa për ndryshim, ndërsa një pjesë e çështjeve të ngritura në shesh përputhen me problematikat që ka evidentuar edhe Komisioni Europian.
Dervishi përmendi ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, duke argumentuar se ndryshimet e kërkuara në këto drejtime nuk kanë kosto financiare.
Ai u ndal gjithashtu te shqetësimet e qytetarëve për rritjen e kostos së jetesës, duke kritikuar mënyrën se si institucionet u janë përgjigjur këtyre kërkesave.
“Unë besoj se jemi shumë larg idesë së një organizimi të mirëfilltë, dhe të prodhimit të një alternative nga sheshi. Sheshi ka prodhuar zemëratë, sheshi ka prodhuar revoltë, ka prodhuar frustracion, ka shumë diversitet dhe mesazhi ka qenë ‘ndryshoni’. Ndryshimi ka qenë shumë i thjesht për t’u bnërë. Janë po ato gjëra që i rënditi Raporti i Komisionit Europian. Ligji për zonat e mbrojtura. Çfarë kosto financiare ka? Zero. Ligji për investimet strategjike, ku sheshi dhe raporti thotë hiqe. Kostoja është zero. Komisioni Europian thotë që të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushteutese, kostoja është zero. Sheshi ka kërkuar koston e jetesës, pasi s’po ia dalin më. Përgjigjia ka qenë Kanye West nga fondi i emergjencës”, u shpreh Dervishi.