✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

AKSIDENTI I FRIKSHEM NE GRAMSH LE PAS DY TE PLAGOSUR, PERFUNDOJNE NE SPITAL

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në territorin e Bashkisë Gramsh, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.

Sipas informacioneve paraprake, të lënduarit janë transportuar në Spitalin Bashkiak të Gramshit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e përplasjes, automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale, veçanërisht në pjesët e përparme.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për të sqaruar dinamikën e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e përplasjes.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive të drejtuesve të automjeteve.

Advertisement