✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

NA DUHET NJE VULE PER SPIROPALIN/ KLOSI HAP KUTINE E PANDORES, BYLYKBASHI E MBYLL PERSERI

Dy socialistë, dy versione për të njëjtën mbledhje të Asamblesë së PS-së. Blendi Klosi deklaron se Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca janë përjashtuar nga forumet e partisë, ndërsa deputetja Aulona Bylykbashi thotë se procedura është ende në proces dhe vendimmarrja nuk është përfundimtare.

Elisa Spiropali është përjashtuar apo jo nga forumet e Partisë Socialiste? Kjo është një pyetje për të cilën socialistët duket se nuk kanë një përgjigje të përbashkët, edhe pse kanë marrë pjesë në të njëjtën Asamble të së shtunës.

Në mbledhje u njoftua largimi i Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga forumet drejtuese të PS-së, por nuk pati një votim të qartë për këtë vendim. Tashmë, dy përfaqësues të partisë japin versione të ndryshme për atë që ka ndodhur.

Blendi Klosi deklaroi se vendimi është marrë dhe se të dy janë shkarkuar nga forumet, por jo përjashtuar nga partia.

“U mor vendimi për t’i përjashtuar nga të gjitha forumet e PS-së, Elisa Spiropalin edhe Plarent Ndrecën. Ne nuk jemi parti që shkarkojmë njerëz, këtë filozofi ka pasur dhe në dekadat e fundit, që të jetë e hapur. E kemi dhe në statut që edhe online mund të regjistrohet. Kjo është mënyra si formohet Asambleja, si shkarkohet është bazuar në statusin e Asamblesë, që ua jep forumeve të partisë… Kjo është përbërja si krijohet forumi i lartë i PS-së, neni 22 jep të drejtën forumeve që për arsye që i gjykon vetë Asambleja kërkon shkarkimin“, tha ajo.

Por deputetja socialiste Aulona Bylykbashi dha një tjetër version në emisionin “Off the Record” në A2CNN. Sipas saj, vendimmarrja nuk është përfundimtare dhe çështja po shqyrtohet ende nga strukturat përkatëse të partisë.

“Gjithë janë të njohur me zhvillimet e Asamblesë. Ajo që flitet brenda familjes qëndron brenda familjes dhe është një çështje që u takon anëtarëve të kësaj familjeje, ndërkohë që çdo gjë tjetër besoj se u bë publike për të gjithë… Nuk mendoj që u shkel statuti. Mendoj që në raport me këtë vendimmarrje, që akoma nuk është vendimmarrje e plotë, sepse çdo vendim ka të përcaktuara strukturat që e marrin atë dhe këtë e përcakton po statuti, është një gjë në proces që po diskutohet në strukturat përkatëse që ky statut përcakton. Kur të ketë një vendimmarrje, do të jetë edhe publike”, u shpreh Bylykbashi.

Advertisement