✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

Moti i keq dhe reshje të shumta/ Makina përplas këmbësorin, i moshuari i plagosur rëndë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan, ku një këmbësor ka mbetur i plagosur rëndë pasi dyshohet se është përplasur nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15, në zonën e njohur si ish-Parku i Rezervave të Shtetit. Sipas informacioneve paraprake, automjeti ka goditur një të moshuar që po lëvizte në këmbë. Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar këmbësorit dëmtime të rënda.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar për identitetin e të plagosurit apo gjendjen e tij shëndetësore. Aksidenti është shënuar në kushte të pafavorshme atmosferike, me mot të keq dhe shikueshmëri të reduktuar, por ende nuk dihet nëse këto kushte kanë ndikuar në përplasjen.

Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet për të përcaktuar dinamikën e aksidentit dhe shkaqet e tij

Advertisement