✦
Thinking ...
Connect with us

Pinknews

Videot intime të Adi Hilës me artiste të njohura/ Rudina Dembacaj “lëshon gojën”: Ishalla s’ka shitur dhe nënën e vet

Aktorja Rudina Dembacaj ka reaguar ashpër lidhur me publikimin e videove intime, në të cilat përmendet emri i Adi Hilës. Gjatë një bisede të publikuar në rrjetet sociale, ajo ka komentuar pretendimet për shpërndarjen e këtyre materialeve, duke vënë theksin te cenimi i privatësisë.

Gjatë diskutimit në studio, Dembacaj përdori një gjuhë të fortë ndaj veprimeve që pretendohen në këtë rast. “Nuk e di, ishalla s’ka shitur dhe nënën e vet”, u shpreh aktorja.

Më tej, ajo theksoi se intimiteti i çdo individi duhet respektuar dhe se askush nuk duhet të ndërhyjë në jetën private të tjetrit.

“Çështja është mos me i hyrë tjetrit në atë lloj intimiteti”, deklaroi Dembacaj, duke kërkuar më shumë kujdes në ruajtjen e materialeve personale.

 

Advertisement