✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

Dosja e 21 janarit “zë pluhur”/ Çfarë po pret SPAK nga autoritetet amerikane?

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, ka sqaruar arsyet e zgjatjes së hetimeve për ngjarjen e 21 Janarit 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues. Sipas tij, procesi vijon për shkak të pritjes së përgjigjeve nga autoritetet e huaja për kërkesat për ndihmë juridike të dërguara nga SPAK.

I pyetur nga gazetarët këtë të hënë se përse hetimet për ngjarjen po zgjasin kaq shumë, Braho u përgjigj shkurt: “SPAK dërgon kërkesat për ndihmë juridike dhe presim”.

Në kuadër të hetimit, Prokuroria e Posaçme ka dërguar një letërporosi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kërkohet ekspertimi i regjistrimeve audio të komunikimeve të Gardës së Republikës gjatë demonstratës së 21 Janarit.

Edhe më 30 korrik 2026, Braho kishte konfirmuar se SPAK ishte ende në pritje të ekspertizës nga autoritetet amerikane. “Ne kemi dërguar letërporosinë, por ende nuk kemi marrë ekspertizën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ishte shprehur ai në atë kohë.

Advertisement