Kronike
Aksident me vdekje në autostradën Vlorë-Fier, humb jetën Shefi i Krimeve të Rënda
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, ku ka humbur jetën Ermal Lula, shefi i Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.
Ngjarja ka tronditur strukturat e Policisë, ndërsa rrethanat dhe dinamika e aksidentit pritet të bëhen të ditura nga autoritetet. Deri në këtë fazë, nuk disponohen të dhëna të tjera për mënyrën se si ka ndodhur përplasja.