✦
Thinking ...
Connect with us

Pinknews

“Ai ka nevojë të rritet…”/ Enxhi Nasufi nuk kursehet ndaj Luiz Ejllit!

Moderatorja dhe këngëtarja Enxhi Nasufi ka komentuar lojën e Luiz Ejllit në edicionin e dytë të “Big Brother VIP Albania”, duke e vlerësuar si një personazh me shumë karizëm dhe aftësi për të kuptuar dinamikat e një formati reality show.

Gjatë një interviste, e pyetur për fituesin e këtij edicioni, Nasufi u shpreh se Luizi e kishte kuptuar shumë mirë mënyrën se si funksiononte loja dhe kishte zgjedhur të ndërtonte rolin e antagonististit, të cilin, sipas saj, e kishte realizuar me sukses.

Megjithatë, ajo bëri edhe një koment për karakterin e këngëtarit, duke thënë se mendon se ai ka ende nevojë të rritet në aspektin shpirtëror.

“Shumë karizmatik, por karizma ka momente që të bën punë, ka momente që nuk të bën. Lojën në Big Brother e qau, për të thënë të drejtën. Ai zgjodhi të ishte antagonisti dhe e bëri më së miri. Që ishte shumë i mirë për atë lloj formati reality show, po, ishte. Por Luizi kam përshtypjen që ka nevojë të rritet akoma, shpirtërisht them”, deklaroi Enxhi Nasufi.

Ky nuk është qëndrimi i parë publik i saj ndaj Luiz Ejllit. Gjatë kohës kur këngëtari ishte pjesë e spektaklit, Nasufi kishte publikuar edhe një video në rrjetet sociale, ku shfaqej duke reaguar me një shprehje të dukshme bezdie teksa dëgjonte zërin e tij nga televizori.

Advertisement