✦
Thinking ...
Connect with us

Pinknews

“Burrë me dy rr”, Jonida Maliqi kujton modelin e baballarëve

Këngëtarja Jonida Maliqi ka ndarë kujtimet e saj për mënyrën si krijoheshin lidhjet romantike dikur, duke krahasuar emocionet dhe sjelljen e brezave të mëparshëm me njohjet e sotme.

E ftuar në emisionin “The Garden Club” në Class Media, në një bisedë me Sindi Tonën dhe Manjola Nallbanin, Maliqi foli për figurën e burrit që ajo e konsideron të besueshëm dhe për rëndësinë e fjalës së dhënë në një marrëdhënie.

Duke shpjeguar shprehjen “burrë me dy rr”, këngëtarja iu referua modelit të baballarëve të brezit të saj, të cilët, sipas saj, e konsideronin fjalën e dhënë një përgjegjësi dhe kujdeseshin për familjen.

“Të qenurit burrë me dy ‘rr’ është tek imazhi i baballarëve tanë. Tek ai burri që i mbante peshë fjala, e mbante fjalën, ishte kryefamiljar”, u shpreh ajo.

Maliqi tha se sot e ka më të vështirë të gjejë këtë model, duke vënë në dukje ndryshimet në mënyrën si ndërtohen marrëdhëniet dhe perceptohet familja.

Ajo kujtoi gjithashtu se dikur djemtë mund të kalonin javë apo muaj përpara se t’i shprehnin ndjenjat një vajze. Ky moment shoqërohej me emocione dhe pasiguri, ndërsa në disa raste, sipas kujtimeve të saj, deklaratat për martesë vinin që në fillim të njohjes.

Për këngëtaren, pikërisht emocionet e atyre çasteve, kur një djalë nuk e dinte nëse do të pranohej apo refuzohej, kishin një bukuri të veçantë.

Në kontrast me këtë përvojë, Maliqi tha se sot vëren më pak empati në marrëdhëniet mes njerëzve. Ajo u ndal veçanërisht te vështirësia që disa burra kanë për të pranuar refuzimin, duke e cilësuar këtë sjellje si shqetësuese.

Advertisement