✦
Thinking ...
Connect with us

Rajon

Dalin pamjet/ Eksplozivi në kafenenë e shqiptarit, momenti nga shpërthimi masiv

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë filmuar momentin e shpërthimit të fuqishëm që shkatërroi një kafene në pronësi të një biznesmeni shqiptar në Nea Ionias, në Athinë të Greqisë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës, pak pas orës 04:00, në rrugën Sinopis, ku autorët dyshohet se kishin vendosur një sasi eksplozivi jashtë lokalit.

Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme, duke shkatërruar pjesërisht ambientet e kafenesë, si në pjesën e jashtme ashtu edhe në brendësi. Nga vala e shpërthimit u dëmtuan edhe disa biznese pranë saj.

Por ky nuk është sulmi i parë ndaj pronave të të njëjtit biznesmen shqiptar. Më 13 nëntor, persona ende të paidentifikuar i vunë zjarrin një lavazhi makinash, gjithashtu në pronësi të tij.

Policia greke po heton të dyja ngjarjet dhe po shqyrton mundësinë e një lidhjeje mes tyre. Ndërkohë, hetuesit po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve që qëndrojnë pas dy sulmeve të njëpasnjëshme.

 

Advertisement