✦
Thinking ...
Connect with us

Bota

TRUMP PUBLIKON IMAZHIN E ATENTATIT PER TE FESTUAR RIKTHIMIN E MILIARDERIT TE NVIDIA

Presidenti amerikan Donald Trump ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të festuar rikthimin e Jensen Huang në drejtimin e Nvidia. Në rrjetin e tij social, Truth Social, ai ka publikuar një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, ku drejtuesi i gjigantit të teknologjisë shfaqet me gjak në fytyrë dhe grushtin e ngritur lart, në një pozicion që rikujton fotografinë ikonike të Trumpit pas atentatit të korrikut 2024.

Në sfondin e imazhit shihet një flamur gjigant i Nvidia-s, ndërsa skena duket se është frymëzuar nga momenti kur Trump, pas të shtënave gjatë një tubimi elektoral në Pensilvani, u ngrit me grushtin lart, pavarësisht se ishte plagosur në fytyrë.

"Unë e mbylla marrëveshjen"/ Trump publikon foton e

Krahas fotografisë, Trump ka marrë publikisht meritat për rikthimin e Huang në krye të kompanisë, duke pretenduar se ndërhyrja e tij ishte vendimtare për bindjen e bordit të drejtorëve.

“Unë e mbylla marrëveshjen”, deklaroi presidenti amerikan, duke iu referuar rolit që pretendon se ka luajtur në këtë proces.

Trump bëri të ditur se kishte komunikuar me drejtuesit e Nvidia-s dhe se kishte ndikuar në vendimin e tyre. Ai tregoi gjithashtu se kishte zhvilluar një bisedë me Huang të dielën, gjatë së cilës drejtuesi i kompanisë e kishte siguruar se do të punonte edhe më shumë se më parë.

overlay-cleverPresidenti amerikan e mbrojti Huang nga kritikat, duke këmbëngulur se ai “nuk kishte bërë asgjë të gabuar”. Ai vlerësoi edhe bordin e Nvidia-s për vendimin, ndërsa shtoi se administrata amerikane nuk kishte shqetësime për sigurinë kombëtare lidhur me rikthimin e tij.

"Unë e mbylla marrëveshjen"/ Trump publikon foton e

Pamjet janë nga antentati ndaj Trump

Nga ana e tij, Jensen Huang e cilësoi rikthimin në drejtimin e kompanisë si një nder dhe përgjegjësi të madhe, duke falënderuar bordin, punonjësit dhe partnerët për besimin dhe mbështetjen.

Në të njëjtën intervistë për CNBC, Trump foli edhe për marrëdhënien me Elon Musk, duke pretenduar se e kishte mbrojtur miliarderin nga një incident i vështirë gjatë mandatit të tij të parë.

Ndërkohë, Huang pritet të dëshmojë më 1 dhjetor në Capitol Hill, në një seancë me dyer të mbyllura përpara tre komisioneve të Dhomës së Përfaqësuesve, ku do të pyetet për çështje që lidhen me politikën e jashtme, inteligjencën dhe Kinën.

Advertisement