✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Detaje të reja nga vrasja e Sel Çamit, zbulohet si u maskuan autorët për t’u futur në zonë; vëzhguan me dron shënjestrën

Një ditë pas vrasjes së Selami Hasanit, i njohur ndryshe si Sel Çami, në lagjen “1 Maji” të Fierit, hetuesit kanë ngritur dyshime të reja mbi organizimin e atentatit, ku humbi jetën nga plumbat edhe nipi i tij Jakup Hasani.

Në atentatin e djeshëm dyshohet se kanë marrë pjesë tre persona.

Sel Çami dhe nipi i tij Jakup Hasani kanë qenë në oborrin e banesës së tyre duke punuar tokën. Të paktën 10 gëzhoja kalibër 9 mm janë gjetur në vendngjarje. 3 plumba ka marrë Jakup Hasani dhe të paktën 5 plumba Sel Çami.

Autorët dyshohet se kanë qenë të maskuar dhe të kamufuluar me uniforma policie me qëllim që të futeshin me lehtësi në lagjen “1 maji” në Fier pa u vënë re me hije dyshimi, por ky informacion ende nuk konfirmohet zyrtarisht nga policia.

Hyrja në mënyrë të tillë në lagjen “1 maji” në Fier mund të ketë ardhur pasi është një ndër lagjet më të monitoruara nga grupet kriminale për shkak të përplasjeve mes grupeve rivale. Kudo në lagjen “1 maji” ka kamera sigurie dhe autorët kanë kryer çdo veprim pa lënë gjurmë dhe pa bërë zhurmë, prandaj kanë përdorur pistoleta me silenciator, të cilat u gjetën në automjetin e djegur “Volvo” të përdorur në krim.

overlay-cleverNdërkohë po hetohet edhe pista se autorët kanë mbajtur në survejim dhe monitorim Sel Çamin me dron, ka dyshime të forta se mund të jetë vëzhguar më dron nga autorët dhe kanë pritur momentin që ka dalë nga banesa në oborr, pasi Sel Çami ruhej dhe qëndronte vetëm në bazën e tij në lagjen 1 maji.

Atentati në Fier, publikohet fotoja e makinës së autorëve pranë banesës së Sel Çamit; tre persona morën pjesë në krim

Publikohen pamjet e automjetit që përdorën autorët e atentatit ndaj Selami Hasanit, i njohur si Sel Çami, dhe nipit të tij, Jakup Hasani, në Fier.

Në foto shfaqet automjeti tip “Volvo” pranë banesës së viktimave. Policia e gjeti makinën të djegur pranë rrethrrotullimit të Ndërmenasit, pak minuta pas ngjarjes.

Grupi hetimor dyshon se në atentatin e djeshëm kanë marrë pjesë tre persona. Selami Hasani dhe nipi i tij ndodheshin në oborrin e banesës, ku po punonin tokën.

Hetuesit kanë administruar gëzhojat që kanë gjetur në vendngjarje, si dhe armët që ndodheshin brenda automjetit të djegur.

Një nga pistat që po verifikon grupi hetimor lidhet me dyshimet se autorët kanë përdorur uniforma policie. Megjithatë, policia ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë informacion.

Hetuesit po analizojnë gjithashtu pamjet e kamerave të sigurisë në lagjen “1 Maji” të Fierit, ku banonte Selami Hasani.

overlay-cleverNjë tjetër pistë e hetimeve lidhet me dyshimet se autorët kishin mbajtur nën vëzhgim me dron Sel Çamin përpara atentatit.
Atentati në Fier, publikohet fotoja e makinës së autorëve
Advertisement