✦
Thinking ...
Connect with us

Rajon

Mickoski ashpërson tonet: Qytetarët janë të frustruar nga pritja e gjatë për në BE

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i kërkoi Bashkimit Europian të ndryshojë qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se vendet e rajonit kanë pritur prej vitesh përparimin e procesit të integrimit.

Në mbërritje në samitin BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, Mickoski tha se diskutimet do të përqendrohen te zgjerimi i Bashkimit Europian dhe buxheti për vendet kandidate. Ai e cilësoi rajonin si portën e Europës dhe kërkoi që potenciali i tij strategjik të mos nënvlerësohet.

Kryeministri maqedonas u shpreh se qytetarët janë të frustruar nga pritja e gjatë për anëtarësim dhe se vendet e Ballkanit Perëndimor duan të jenë pjesë e tryezës europiane, duke respektuar parimin e meritës. Sipas tij, rajoni nuk duhet të mbetet më në atë që e quajti “oborri i pasmë” i Europës.

Advertisement