Sport
Messi apo Ronaldo? Kur Maradona i përgjigjej në mënyrë brilante pyetjes së dekadës
Kur Diego Maradona u pyet nga gazetarët se cili ishte më i miri mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, duke u menduar që t’i jepet fundit debatit për lojtarët që kanë dominuar futbollin për gati dy dekada.
Legjenda e futbollit u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare javën e kaluar pas një sulmi në zemër në Buenos Aires.
Ndërsa bota e sportit bëri nderimet, kanë filluar të rikujtohen ato çfarë Maradona i ka lënë në histori të futbollit, nga loja e tij magjike, deri te deklaratat interesante.
Dhe, argjentinasi në një intervistë i ishte përgjigjur pyetjes së shpeshtë tashmë – kush është më i miri, Messi apo Ronaldo?
“Unë preferoj Messin sesa Cristiano Ronaldon por e pranoj që ky i fundit është një kafshë,” shpjegoi ai.
“Unë do dëshiroja që ai të ishte argjentinas. Ai është i pabesueshëm. Ai më bën të mendoj për Gabriel Batistuta. Sapo prek topin, është gol”.
Për Ronaldon, ai shtoi: “Nga disa lojtarë që kam parë, ndër më të mëdhenjtë ishin Di Stefano, Cruyff, Messi – Cristiano Ronaldo mund të ishte gjithashtu aty”.
Legjenda e Napolit gjithashtu foli edhe për shkëlqimin e Messit, duke pretenduar se ai kurrë nuk e ka parë atë të luajë keq.
“Nuk më kujtohet se e kam parë Lionel Messin të luante keq”, ka thënë ai.
“Ka lojtarë që janë prekur nga një shkop magjik. Ne argjentinasit jemi krenarë që Lionel Messi është argjentinas”.

