Pinknews
Foto – Dyshohet se vajza në foto nga shtrati me Arjonin është Ana, Arjoni bën publike pamjet, Çfarë do të ndodhë me dy konkurrentët?
Tashmë të gjithë e dinë se “Për’Puthen” është kthyer në një fenomen dhe se konkurrentët nuk i shpëtojnë dot komenteve të publikut, e ndonjëherë edhe reagimit të ashpër të tyre.
Së fundmi, përdorues të shumtë kane ndarë në rrjet një foto ku shfaqet Arjoni i shtrirë në shtrat me një vajzë, për të cilën pretendohet se është Ana e parë. Sipas përdoruesve, fotot janë publikuar nga vetë Arjoni. Këto pamje, bien ndesh me rregullat e emisionit, i cili ndalon qartë takimet jashtë studios.
Në lidhje me rastin ka reaguar dhe faqja zyrtare e “Për’Puthen” në “Instagram”. Ajo sqaron se puntata e ditës së sotme do t’i dedikohet plotësisht “skandalit” të fotove.
Ende nuk dihet vërtetësia e imazheve dhe gjithçka pritet të sqarohet në studio, ku nuk përjashtohet eliminimi i konkurrentëve të përfshirë.