Pinknews
Klea Huta i bën apel drejtësisë shqiptare: Bëj detyrën edhe pse lotët e nënës s’ia than më kurrë
Ditën e djeshme pas mesnatës një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku 25 vjeçari Klodian Rasha është qëlluar nga një efektiv policie pa kryer asnjë krim.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45 në rrugën “Dritan Hoxha”.
Për këtë ngjarje të rëndë kanë reaguar personazhe të njohur të showbiz-it, mes tyre edhe moderatorja Klea Huta.
E tmerruar Klea ka shkruar një status të gjatë në Instagramin e saj ku shprehet e revoltuar mbi këtë veprim të pafalshëm të policit.
“Vetëm para pak orësh mora lajmin e kobshëm të vrasjes së 25-vjeçarit. Cfarë po të ndodh o vendi im? Si vritet një fëmijë nëne me plumb në zemër në mes të natës nga një polic i shtetit? Siii? As që dua t’ia di për shkakun. ai mund të ishte babai, burri, vëllai, kushëriri im, shok e mik, mund të isha unë por mbi të gjitha është jetë njeriu që ti policia e shtetit tim e vrave e ja preve jetën e ëndrrat në mes.
Drejtësia të bëjë detyrën dhe pse jetën nuk ia kthen më mbrapsht atij e lotët e nënës s’i than dot kurrë më. Nuk mund ta besoj që kjo ndodhi në vendin tim. Jam e tmerruar.”