Aktualitet
Edhe koha qan sot për ty Klodian – Vrasja e 25-vjeçarit: Shiu nuk ndal protestën, qytetarët vendosen përpara kryeministrisë
Pas protestës së dhunshme përpara ministrisë së Brendshme, qytetarët kanë marshuar drejt kryeministrisë.
Shiu i dendur nuk i ka ndalur ata të vazhdojnë të protestojnë për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.
I riu u qëllua për vdekje 2 herë nga një efektiv policie pak metra larg shtëpisë së tij pasi kishte thyer orarin policor.
Ngjarja e rëndë ndodhi orët e para të mëngjesit të djeshëm (02:00) kur Klodiani nuk iu bind urdhrave të policisë për të ndaluar.
“Duam drejtësi, unë jam Klodiani”, ishin disa nga thirrjet e qytetarëve, ku nuk munguan as fyerjet ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.
Ndërkohë kreu i qeverisë Rama ndodhet në SHBA për të diskutuar me shefin e Pfizer për marrjen e vaksinës anti-Covid.

