Pinknews
Zvicër/ Aktorja shqiptare dhuron pajisje për institucionet shqiptare
Aktorja e njohur shqiptare e cila prej vitesh jeton në Zvicër, Zhaklina Dhimojani Blättler pas dhurimit të respiratorëve për spitalin “Shefqet Ndroqi” në shtator të këtij viti, sëbashku me bashkëshortin e saj, z.Stefan Blättler, Drejtor i policisë së Kantonit të Bernës, sot kanë dhuruar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, 40 shtretër spitalor, gjashtë furgona, disa për policinë e shtetit dhe mjete të ndihmës së shpejtë për spitale, dy zjarrfikëse dhe materiale të tjera ndihmë.
Zhaklina Dhimojani Blattler përfaqëson imazhin model të shqiptarit të përkushtuar jo vetëm ndaj vendit të origjinës, por dhe simbol i denjë i shqiptarit të mirë integruar e respektuar në shoqërinë zvicerane.
Foto janë nga momenti kur kryhej ngarkesa e donacioneve janë shpërndarë nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër.
Familja Blättler, që gjatë këtyre viteve nuk kanë reshtur së ndihmuari institucione të ndryshme shqiptare.
Zhaklina Dhimojani u bë e njohur për publikun shqiptar pas rolit të famshën “Mimoza llastica”, por është larguar nga Shqipëria në vitet ’90 dhe gjatë këtyre viteve në Zvicër ka dhënë ndihmën e saj në fushën sociale, ka promovuar artin dhe kulturën tonë në Diasporë.