Connect with us

Pinknews

Si iu përgjigj Fjodora pyetjes së të birit: “Pse më ke marrë mua, ngaqë s’bën fëmijë?

Fjodora Fjora ishte e ftuar sot në emisionin “Historia ime”, ku tregoi për eksperiencën e saj me Covidin dhe foli si rrallëherë edhe për pjesën private e djalin e saj. Fjodora tregoi se një ditë Alteo i kishte bërë një pyetje të çuditshme, që dikë tjetër mund ta kishte vendosur në siklet, por gazetaren aspak. Madje ajo i dha të birit një përgjigje shumë të bukur.

Alteo e kishte pyetur mami Fjorin pse nuk i bën motër ose vëlla duke menduar se ajo nuk bën fëmijë. Fjodora i tregoi të voglit se ajo po të dojë mund të bëjë një skuadër futbolli, por kur pa Alteon kuptoi që ai ishte fëmija që ajo ka dashur.

“Më thotë në makinë, unë e di pse më ke marrë ti. I thashë pse dhe më tha sepse t’i nuk bën fëmijë. I thashë kush të ka gënjyer sepse unë mund të bëj sa fëmijë të dua unë, e më tha po pse nuk më ke bërë një vëlla ose motër? I thashë sepse me del dhe më tepron ti, e më pyeti pse mua? I thashë dëgjo, unë fëmijë bëj që ta kemi të qartë, e dyta gjithë jetën time kam kërkuar një fëmijë siç e doja unë, të ishte i qeshur, i dashur, i këndshëm dhe ditën që të pashë ty, e kuptova që fëmija që po kërkoja ishe ti dhe nuk kishte asnjë rëndësi se si erdhe ti në jetën time, të linda apo nuk të linda unë, kjo është 0 rëndësi. Unë iu luta Zotit për një fëmijë si ti dhe ditën që të pashë përballë, thashë ti je djali im. Kështu që mos e lodh kokën fare me këto muhabete dhe kush të të pyesë mund t’i thuash që mami im mund të bëjë edhe 10 fëmijë, një skuadër futbolli, thjesht ka vendosur të më ketë mua”

revistawho/

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *