Bota
1,155 raste të reja dhe 78 të vdekur nga koronavirusi në Greqi
GREQI– Vijon të jetë i lartë numri i infeksioneve të reja në Greqi.
Gjatë 24 orëve të fundit autoritetet shëndetësore kanë njoftuar 1,155 raste të reja me koronavirus në vend.
Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID shkon në 128,710 , nga të cilat 52.5% janë burra.
542 qytetarë po trajtohen me intubim. Mosha e tyre mesatare është 66 vjeç.
Raportohet së në 24 orët e fundit janë shënuar 78 vdekje, duke e çuar numrin e fataliteteve në 3,948 gjithsej.