DOSSIER
Nënë Tereza, shqiptarja më e vlerësuar në Francë
Nga Mentor HOXHA- Paris
Nobelistja dhe shenjtorja shqiptare, Nënë Tereza apo Mère Teresa (1910-1997) siç shkruhet në frëngjisht është shqiptarja më e njohur në Francë. Emrin e saj e mbajnë më shumë se njëqind rrugë, sheshe, shkolla, libra, kisha, famulli dhe qendra humanitare, duke u bërë ndër personalitetet më të vlerësuara në Francë. Shoqatat me emrin e saj kanë ndihmuar në strehim edhe mjaft refugjatë shqiptarë. Institucionet publike dhe private me emrin e Nënë Terezës kanë njohur një rritje të madhe, veçanërisht pas shenjtërimit të saj më 19 tetor 2003 në Romë nga Papa Gjon Pali i Dytë. Për Nënë Terezën mbahen mesha të shumta në mbarë dioqezat dhe kishat katolike të Francës. Ajo ka miliona adhurues në Francë. Presidenti francez, Jacques Chirac (Zhak Shirak, 1932-2019) ishte ndër admiruesit dhe ndihmuesit më të mëdhenj të saj.
RRUGË NË FRANCË ME EMRIN E NËNË TEREZËS
Emrin e Nënë Terezës e mbajnë mbi 10 rrugë në Francë, të cilat gjenden në Paris (Rue Mère Teresa) dhe në qytete dhe komuna të tjera franceze, si: Rue Mère Teresa në Nice, Rue Mère Teresa në Avignon, Rue Mère Teresa në Essey-lés-Nancy, 54270, Rue Mère Teresa në Saint-Dié-des Vosges, 88100, Rue Mère Teresa në Olonne-sur-Mer 85340, Rue Mère Teresa në La Seyne Sur Mer, 83500, Rue Mère Teresa në Saint -Herblain 44800, Rue Mère Teresa në Le Rheu 35650, Toules, Rue Mère Teresa në Moirans-en Montagne 39260, Rue Mère Tresa në Toulouges Perpignan, Oçitanie, 66350, Rue Mère Teresa në Beaurains, 62217 etj. Brenda këtyre rrugëve ka pallate gjigande, parqe, shkolla, universitete, muzeume, biblioteka, institucione të rëndësishme kulturore, qendra tregtare, supermarkete, pika karburanti etj. Në këto rrugë mund të shkohet me tren, autobuz, tram dhe metro. Rue Mère Teresa (Rruga Nënë Tereza) në Paris ndodhet në rrethin e 17-të. U krijua në vitin 2014. Emri më 2013 ishte Voie CE/17 Route CG/17. Është një rrugë me një seksion për këmbësorët që fillon në 114 bis, rue de Saussure dhe përfundon në 7, rue Marie -Georges -Piquard. Itinerari i saj u krijua si pjesë e zhvillimit të Zac Clichy-Batignolles,brenda nënndarjes “Saussure Pont-Cardinet” nën emrin e përkohshëm të “rrugës CE/17”.
INSTITUCIONE ARSIMORE
Emrin e Nënë Terezës e mbajnë mbi 10 institucione private arsimore (shkolla fillore dhe kolegje), të cilat ndodhen në disa qytete franceze. Disa nga këto shkolla janë: Ecole et Collège Mère Teresa në Villeurbanne, Lyon, École Mère Teresa në Le Marais, 60710 Chevrières, Collège Mère Teresa në Montaigu Vendée, École privée Mère Térésa në Saint-Marsault, Poitou-Charentes, École Primare privée Mère Teresa (Shkolla fillore private) në Roubaix, 44 rue Rollin, 59100, École primaire privée Mère Térésa në La Foret -sur Sèvre, 79380 (Académie de Poitiers) etj. Ecole et Collège Mère Teresa (Shkolla dhe Kolegji Nënë Tereza) në Lyon ndodhet në 37 Rue Gervais Bussière, 69100 Villeurbanne. Është institucion arsimor privat katolik dhe mirëpret nxënës nga kopshti deri në shkollën e mesme. Është krijuar në vitin 2009. Kolegji përbëhet nga 6 klasa për nivel dhe 4 klasa EGPA, një ULIS dhe një sistem për mirëpritjen e studentëve të sapoardhur në Francë (UPE2A). Mirëpret 550 studentë, 25 studentë për klasa mesatarisht, përveç klasave EGPA që janë në fuqi. Pranimi në ULIS ose EGPA: një komision i pavarur rekomandon, bazuar në një dosje të përpiluar nga shkolla e origjinës, shkollimin në ULIS ose EGPA. EGPA (Edukimi i Përgjithshëm dhe Profesional i Përshtatur). Ky kolegj mirëpret rreth 60 studentë në 4 klasa me maksimum 16 nxënës. Kjo strukturë, unike në arsimin privat në Rhône, edukon fëmijët me vështirësi të mëdha në të mësuar. Brenda këtij institucioni ndodhet edhe Shoqata e Prindërve dhe Nxënësve të Arsimit Falas (APEL) e Shkollës dhe Kolegjit Nënë Tereza që merr pjesë në jetën arsimore dhe edukative të këtij institucioni.
École Mère Teresa nw Le Marais, 60710 Chevrières, është një shkollë e pavarur, e krijuar në 2009. Ndodhet në fshat në një mjedis të bukur të gjelbër midis Compiegne dhe Senlis. Është një shkollë pa kontratë me shtetin dhe si e tillë është e lirë në metodat e mësimdhënies, në programet e saj dhe në zgjedhjen e ekipit arsimor.
Collège Mère Teresa në Boufféré (Montaigu -Vendée, 85600) ndodhet në Rue des Gorgendières, 85600, në rrethin Caillaudières. Është kolegj katolik privat. Strehon rreth 600 studentë. Drejtor është Christophe Durand. Kolegji bashkon 88 studentë të klasës së gjashtë nga qytetet Boufféré dhe L’Herbergement. U hap në shtator 2021. Sapo është krijuar edhe shoqata e prindërve të arsimit falas (Apel) me 11 anëtarë. École cole Primare privée Mère Teresa në Roubaix ndodhet në 44 rue Rollin, 59100 /Académie de Lille. Është Shkollë private katolike me kontratë. Mirëpret fëmijë nga 2 vjeç deri në klasën TPS.
SHESHI NËNË TEREZA NË AJAÇIO
“Place Mère Teresa” (Sheshi Nënë Tereza) në Ajaço ndodhet përballë Katedrales së Mëshirës. Emri “Place Mère” Teresa u votua unanimisht nga këshilli bashkiak i Ajaços më 30 korrik 2018. U inagurua më 24 maj 2019. Në Cermoninë e inagurimit, Kryetari i Bashkisë së Ajaços, Laurent Marcangeli u shpreh: “Sot, më 24 maj 2019, qyteti i Ajaçios përuron një identitet të ri urban. Qyteti i Ajaçios i bën homazhe dhe i jep emrin e tij sheshit përballë katedrales.
Pas shkollës Simone Veil, qyteti po ofron edhe një herë një emër që përçon vlera në një vend publik. Nënë Tereza ishte një grua e jashtëzakonshme, një figurë e fortë femërore, e cila punoi gjithë jetën për më të varfërit”, tha krybashkiaku, duke nderuar murgeshën që mori Çmimin Nobel për Paqen. Më 24 maj 1937, ajo bëri betimin e saj të përhershëm dhe mori emrin Nënë Tereza. Duke marrë Çmimin Nobel për Paqe në moshën 69-vjeçare në vitin 1979, murgesha katolike indiane u bë gruaja e 6-të që merr këtë çmim. “Këtë vit, bota e ka kthyer vëmendjen ndaj gjendjes së vështirë të fëmijëve dhe refugjatëve, dhe këto janë pikërisht kategoritë për të cilat Nënë Tereza ka punuar me bujari, për kaq shumë vite,” tha Komiteti i Çmimeve në atë kohë. Me rastin e emërimit të sheshit Nënë Tereza, u zbatua edhe një plan i ri trafiku. Seksioni përballë oborrit të katedrales midis Avenue Eugène Maçhini dhe Rue Soeur Alphonse u mbyll për trafikun për mbrojtjen e këmbësorëve. U riparua trotuari para oborrit dhe u ndryshua drejtimi i trafikut në rrugën Forcioli-Cont.
SHOQATA, QENDRA SOLIDARE, KISHA DHE FAMULLI
Emrin e Nënë Terezës e mbajnë shumë shoqata humanitare, të cilat presin, strehojnë dhe ndihmojnë financiarisht në strehim njerëzit më në nevojë (fëmijë të braktisur dhe të pastrehë, refugjatë, gra ta divorcuara dhe pa asnjë përkrahje etj.). Nga shoqatat me emrin e Nënë Terezës, veçohen: Association Oeuvres de Mère Térésa në Paris 11 (60 Rue de la Folie Méricourt, 75011, Paris 11), Association Oeuvres de Mère Térésa pour les enfants par Les Frères Missionnaires de la Charité (Paris 12, Shoqatë për fëmijët), Association des Association de Mère Térésa Missionnaires de la Charite à Paris 15 (75015, 10 Rue Violet, 75015), Chu Mere Teresa, Lyon (69002, 29 rue Auguste Comte 69002, Sante en France) etj. Më emrin e sajka me dhjetra kisha, paroisse (Famulli) dhe maison paroissiale (Shtëpi famullie), si Chapelle Mère Teresa në 74-78 Av.des Arènes de Cimiez 06000, Nice), L’Eglise Saint Saturnin de Reventin, Eglise Bienheureuse Mère Teresa, Eglise catholique (Crépy -en -Valois), Allée des Lys du Valois, Espace Mère Teresa de la Paroisse catholique de l’Alliance Nouvelle, Paroisse në Cysoing (86 Rue Salvador Allende 59830 Cysoing/ Lille), Paroisse Sainte Mère Teresa en Viennois në Estrablin, Maison paroissiale (854 Rue des Potiers/ La Rosière 38780, Estrabli), Paroisse Mère Teresa në Vienne (2 Pl, Saint -Paul, 38200 Vienne, Diocèse de Grenoble), Paroisse Mère Teresa në Doyenné de Belfort, Paroisse Mère Teresa du Mont në Belfort, Paroisse Mère Teresa në Sud-Loire (Diocèse de Nantes, anciennement ensemble paroissial StVincent de Paul-Les Sorinières -Pont Saint Martin), Paroisse Sainte Mère Teresa në Morinie (Diocèse d’Arras, Organizatë fetare), Paroisse Sainte Mère Teresa në Comunën e Reventin -Vaugris, Paroisse Mère Teresa (Commune de Jardin dans l’Isère), La paroisse Mère Teresa (Mairie de Houlle), La paroisse Mère Teresa (Mairie de Moulle), La paroisse Mère Teresa (Mairie de Serques), Paroisse Sainte Mère Teresa në Morinie, Éperlecques, Paroisse Mère Teresa në Beziers (34500), Paroisse Mère Teresa (Haute – Savoie, 251 Route de l’Eglise, 74410 Saint -Jorioz / Church in Haute – Savoie, Auvergne-Rhone-Alpes) etj.
JETA E NËNËN TEREZËS NË LITERATURËN FRANCEZE
Emri dhe vepra humanitare e Nënë Terezës ndodhet edhe në faqet e mijra librave dhe arikujve të botuar në Francë. Janë shkruar e publikuar në frëngjisht rreth 100 libra (monografi), qindra artikuj dhe dhjetra dokumentarë ku flitet edhe për kombësinë e saj shqiptare. Disa nga librat në frëngjisht për Nënë Terezën janë: Mére Térésa, le sourire de Calcutta (Nënë Tereza, buzëqeshja e Kalkutës. Nga Charlotte Grossetéte, 2021), Saints -15 vies extraordinaires de Pierre à Mére Teresa (Shenjtorët, 15 jetë të jashtëzakonshme nga Pjetri te Nënë Tereza. Nga Charlotte Grossetéte, Nans Grall, 2020), Mére Térésa (Nënë Tereza. Nga Patricia Crété, Bruno Wennagel, 2019), Sainte Mére Teresa, La Biographie de reference (Shën Nënë Tereza, Biografi e referencës: Nga Navin Chawla), Mère Teresa, Une Vie pour L’amour” (“Nënë Tereza, një jetë për dashuri”. Nga Navin Chawla), Le mythe de Mère Tèrésa (Miti i Nënë Terezës. Nga Christophe Hitchens), Mére Teresa (Nënë Tereza. Nga Sandro Cassati, 2012), Mere Térésa (bibliographies, Nënë Tereza, biografi. Nga Sandro Cassati), Mére Teresa, is-nous en qui crois? (Nënë Tereza, a besojmë ne? Nga Bénedicte Delelis dhe Éric Puybaret 2016), Mére Teresa (Pettite et Grande, Mere Tereza, e vogël dhe e madhe. Nga Isabel Sànchez Vegara dhe Natascha Rosenberg, 2019), Bienheureuse Mère Teresa (E bekuar Nënë Tereza), Mère Teresa (Nënë Tereza. Nga Patricia Crété), La royame de nuit: Mére Teresa, le récrit d’une vie (Mbretëria e natës: Nënë Tereza, rishkrimi i një jete: Nga Olympia Alberti, 2016), J’ai soif : De la petitte Thérèse à Mère Teresa (Unë kam etje. Nga Jacques Gauther, 2016) etj.
Krahas 30 librave dhe monografive të lartpërmendura kushtuar Nënë Terezës, asaj i janë përkthyer e botuar në Francë të gjitha librat që ka shkruar e botuar, si: Mére Teresa par elle-même (Nënë Tereza nga vetja e saj, biografi, Editeur Mediaspaul, 1994), Prières en poche (Lutjet në xhep), Viens, sois ma lumière (Eja bëhu drita ime), Quand l’amour est là, Dieu est là (Kur dashuria është aty, Zoti është aty),
ZHAK CHIRAK, ADMIRUESI MË I MADH I NËNËN TEREZËS
Shenjtorja shqiptare, admirohej shumë nga Presidenti i Republikës së Francës, Jacques Chirac (Zhak Shirak, 1932-2019). Vdekja e saj në Kalkuta të Indisë më 5 shtator 1997 e hidhëroi pa masë Zhak Shirakun. Në atë kohë, Chirac ishte President i Francës. Menjëherë sapo mori vesh vdekjen e saj, ai dha më 5 shtator 1997 këtë deklaratë:
“Sonte në botë ka më pak dashuri, më pak dhembshuri, më pak dritë. Nënë Tereza vdiq, duke marrë me vete entuziazmin dhe vullnetin e saj, një testament për jetë që u dha të vdekurve dhe që quhet hir. Ajo na lë një mesazh të fortë që nuk ka kufij dhe që shkon përtej besimit: ndihma e ndërsjellë, dëgjimi, solidariteti. Bota është në zi”. (Déclaration de M. Jacques Chirac, Président de la République, à l’annonce du décès de Mère Teresa, Paris le 5 septembre 1997).
Në funeralin e Nënë Terezës në Indi, mori pjesë edhe bashkëshortja e Chirak, zonja Bernadette Shirak, ku në prani në veçanti të saj, trupi i murgeshës u ekspozua dhe u filmua nga kamerat në Kalkuta.
Chirak nuk ishte vetëm një admirues i madh i Nobelistes shqiptare, por edhe një nga përkrahësit më të mëdhenj të saj. Chirak dhe Nënë Tereza janë takuar disa herë në Paris. Për herë të parë janë takuar në mëngjesin e 7 korrikut 1985 në l’hotel de Ville. Në ata kohë, Shirak ishte Kryetar i Bashkisë së Parisit dhe Nënë Tereza ndodhej në kryeqytetin francez për të hapur një qendër bamirësie për motrat e saj, të cilat do të ndihmonin njerëzit në nevojë. Gjatë këtij takimi Shirak e dëgjon me shumë vëmendje dhe miraton kërkesat e saj. Ky takim u pasqyrua nga të gjitha mediat në Francë. Takimet e Nënë Terezës dhe shqiptares së madhe, i përmend edhe Mathilde de Robien në artikullin e saj me titull, “Jacques Chirac , un admirateur de Mère Teresa”, fr.aleteia.org, 26.09.19). Në këtë artikull ndër të tjera, ajo shkruan: “Nënë Tereza dhe Zhak Shirak u takuan shumë herë. Çfarë mund të jenë bashkë një bishë politike dhe ajo që donte të ishte më i përulura dhe më e vogla nga të gjithë? Një nga takimet e tyre kishte të bënte, ndër të tjera, me krijimin e një shtëpie për Motrat Misionare të Bamirësisë në Paris. Falë Zhak Shirakut, Nënë Tereza mundi të themelonte një shtëpi në lagjen Saint-Merri (rajoni 4). Në dëshminë e saj te libri “Jeta ime me Shën Terezën” (Botimet Bayard, Paris, 2016), Motra Mari shpjegon se pasi u përplas për herë të parë me Laurent Fabius, atëherë Kryeministër, i cili “nuk mund të jepte një vend”, ishte në fund Zhak Shirak ai që lehtësoi procesin: “Zhak Shirak na gjeti një shtëpi pranë Saint-Merri. Qëndruam atje për ca kohë dhe sot shtëpia e motrave të Misionareve të Bamirësisë ndodhet në rue de la Folie-Méricourt në lagjen e 11-të.”.
PESHKOPI NDIHMËS I LYONIT: TAKIMET E MIA ME NËNË TEREZËN, TAKIMET MË MBRESLËNËSE NË JETËN TIME
Shqiptarja e madhe, nuk admirohej vetëm nga presidenti i 22-të i Republikës së Francës, por edhe nga kardinalët dhe peshkopët e dioqezave katolike të Francës. Midis tyre është edhe Peshkopi ndihmës i Lyonit, Mgr. Emmanuel Gobilliard, Vikar i Përgjithshëm dhe Moderator i Dioqezës së Lionit (që nga viti 2016), Kryetar i Bordit Këshillimor të RCF dhe anëtar i Këshillit për Komunikim të Konferencës së Ipeshkvijve të Francës (2019 e në vijim). Mgr. Gobilliard, është takuar disa herë me nobelisten shqiptare. Këto takime, ai i ruan si momentet më mbreslënëse të jetës së tij dhe nënë Terezën si personin vendimtar në jetën e tij si prift. Me rastin e përvjetorit të vdekjes së Shën Nënë Terezës, ai rrëfen se si u kryqëzua me Nënë Terezën disa herë në vitet 1986, 1994 dhe 1996, në Paris dhe Romë.
“Ka qenë gjithmonë shumë e vështirë për mua të flas për Nënë Terezën, të gjej fjalët, aq shumë jeta e saj, shembulli dhe personi i saj kanë qenë vendimtare në jetën time si prift, deri në atë pikë sa kapelania e të rinjve që kam inauguruar në Le Puy në vitin 1998 nuk mund të kishte asnjë emër tjetër përveç emrit të saj. E kam takuar disa herë, në Paris kur erdhi në vitin 1986 dhe disa herë në Romë midis viteve 1994 dhe 1996. Vetëm një herë munda të flisja vërtet me të dhe ai moment ishte aq mbresëlënës saqë jam ende shumë i prekur kur e përmend. Në praninë e saj u ndjeva sikur isha i përshkuar nga dashuria dhe mirësia e Zotit në thellësi të shpirtit tim. Ajo pranoi që dy motra të vinin për të vizituar pacientët me SIDA në spitalin Spallanzani në Romë, ku unë ushtrova një shërbim baritor. Unë gjithashtu fola në një meshë ku ajo mori pjesë dhe qëndrimi i saj më bëri ta dua Eukaristinë shumë më tepër se çdo traktat teologjik. Një ditë, i ofrova librin e saj, “Një rrugë e thjeshtë” një gruaje të re në revoltë kundër Kishës dhe kundër vendit të grave në Kishë. Ajo u kthye në besim menjëherë pasi e lexoi, kërkoi pagëzim, zgjodhi të vinte rregullisht për t’u shërbyer më të varfërve në një manastir të Misionarëve të Bamirësisë në Romë. Nënë Tereza, pasi e mësoi këtë, shkoi ta takonte sa më parë, për ta falënderuar. (“Sainte Mère Teresa: le témoignage de Monseigneur Gobilliard” (Shën Nënë Tereza: dëshmia e Imzot Gobiliard, https.///eglise.catholique.fr).