Connect with us

Aktualitet

Kakavijë/ Shtohen pikat e shumta të kontrolleve nga policia, kundra pastrimit të paligjshëm ndaj parave

Kontrolle të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Si rezultat i kontrolleve, Policia Kufitare ka goditur një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.
Sekuestrohen 30 800 euro.
Procedohet penalisht 64-vjeçari, poseduesi i shumës monetare.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe bazuar në analizën e riskut, mëngjesin e sotëm, në dalje të RSH-së, kanë ndaluar për kontroll në vijën e dytë, mjetin tip “SUZUKI” me drejtues shtetasin C. Z., 64 vjeç, lindur në Himarë dhe rezident në Greqi.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, i gjetën të fshehura në një çantë dore 30 800 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, u procedua penalisht shtetasi C. Z., për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *