Sport
“Cristiano Ronaldo” rezulton sërisht pozitiv me koronavirus, ja sa pritet të mungojë në fushën e blertë
Vazhdon përhapja me ritme të frikshme e Koronavirusit në botën e futbollit. Ylli i radhës që ka rezultuar pozitiv me Koronavirus, është Kristiano Ronaldo.
Pas testit të kryer së fundmi, CR7 ka marrë sot përgjigjen e tamponit e cila rezultoi pozitive. Kujtojmë që sulmuesi i Juventusit është i grumbulluar me kombëtaren e Portugalisë, teksa para 2 ditësh luajti titullar në supersfidën ndaj Francës që përfundoi në barazim 0-0.
35-vjeçari është vetizoluar dhe nuk do të marrë pjesë në sfidën Porugali-Suedi. Lajm i keq edhe për Juventusin, pasi do i mungojë të paktën për 2 javë sulmuesi kryesor.