Politike
A do të jesh kandidat për kryeministër në 2029? Ja si përgjigjet Berisha
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj pyetjes nëse do të jetë kandidat për kryeministër në 2029.
“Një mik timin, mik të çmuar, e kam uruar kryeministër kur ishte 95 vjeç, dhe po të lexosh për këtë, ai drejtoi me sukses të plotë atë qeveri. Por a do të jem unë si ai, kjo varet nga i madhi Zot dhe demokratët. Deri tani të garantoj se po ta pjestosh për dy moshën time, tregohet mosha reale”, tha Berisha.