Connect with us

Bota

Aksidenti në Kroaci, rëndohet bilanci

Ka shkuar në 12 numri i viktimave nga aksidenti tragjik në një autostradë në Kroaci, ku një autobus me targa polake ka dalë nga rruga.

Sipas përditësimit të fundit nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 31 pasagjerë, 18 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autobusi, i cili doli nga rruga në autostradën A4 në Podvorec, rreth 50 km në veri të kryeqytetit Zagreb, po transportonte pelegrinë katolikë nga Polonia.

Dyshohet se shkak aksidentit të ketë qenë pakujdesia e shoferit, i cili thuhet se e ka zënë gjumi në timon.

Autobusi kishte destinacion Bosnjen Jugore.

Konkretisht pelegrinët katolikë ishin nisur për të shkuar në Medjugore, një zonë ku ndodhet një vend shenjtë i lashtë romak për besimtarët e fesë katolike.

Sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Polonisë, zZrtarët nga ambasada polake në Kroaci janë nisur këtë mëngjes për në vendngjarje për të parë nga afër situatën.

Të gjitha viktimat janë shtetas polakë, në këtë pikë mund ta konfirmojmë këtë”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme polake për medien kroate TVN24.

Bota

Erdogan viziton SHBA-në, i pari takim me Bidenin president në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të vizitojë Shtetet e Bashkuara më 9 maj, ç’ka i hap rrugën takimit të parë të liderit turk në Shtëpinë e Bardhë me kreun e administratës amerikane, Joe Biden.

Lajmi u konfirmua nga një zyrtar turk. Kjo do të jetë vizita e parë në Washington e Erdoganit që nga 2019-ta, kur u takua me presidentin e atëhershëm amerikan, Donald Trump, me të cilin ka raporte të mira personale. Ankaraja ka vazhduar të insistojnë për një takim kokë më kokë të udhëhqësit turk me Biden që prej zgjedhjes së këtij të fundit në postin e presidentit në 2020-tën.

Aktualisht, ka një shkrije të akullit të marrëdhënieve dypalëshe, pasojë e faktit që Ankaraja pranoi të ratifikonte kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, ratifikim ky të cilin e kishte zvarritur për 20 muaj. Por mes SHBA-ja e Turqisë ka ende cështje që shkaktojnë mospajtime, përfshirë veriun e Sirisë, ku forcat amerikane mbështesin militantët kurdë që Turqia i konsideron terroristë.

Uashingtoni po ashtu ushtron presion mbi Ankaranë që të bëjë më shumë për të ndaluar transitin e mallrave për në Rusi, pasi argumenton se të ardhurat nga to Moska po i përdor për luftën kundër Ukrainës. Lidhur me këtë vizitë, nuk ka pasur ende ndonjë koment nga zyrtarët amerikanë. Analistët mendojnë se ka të ngjarë që takimi mes Bidenit dhe Erdoganit të fokusohet tek konflikti mes Izraelit dhe Hamasit.

Presidenti turk është kritik i ashpër i veprimeve të shtetit hebre në Rripin e Gazës. Analistët parashikuan po ashtu se temë e diskutimeve në Shtëpinë e Bardhë mund të jetë bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes, përfshirë edhe blerjen e avionëve amerikanë F-16 nga Ankaraja.

Continue Reading

Bota

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, thotë se lufta vazhdon që të rrezikojë sigurinë bërthamore në Ukrainë.

Deklarata e tij vjen pas të dhtënave dhe shpërthimeve të regjistruara pranë centralit Bërthamor Zaporizhzhia, paralajmërimeve për sulme ajrore dhe bombardimeve që prishin energjinë elektrike në vende të ndryshme.

Ndërkohë, Moska thotë se 15 objektiva ajrore ukrainase u rrëzuan gjatë natës mbi qytetin rus të Belgorodit. Nuk raportohet për viktima, saktësoi guvernatori i rajonit Vyacheslav Gladkov.

Mbrojtja jonë ajrore hyri në veprim në qytetin dhe rrethin e Belgorodit, duke rrëzuar 15 objektiva ajrore që po afroheshin. Sipas informacioneve paraprake, nuk pati viktima,” shkroi Gladkov në Telegram duke shtuar se dritaret e 37 apartamenteve të 17 ndërtesave të banimit u shkatërruan dhe një ballkon është dëmtuar rëndë nga rënia e fragmenteve. Dëme ka pasur edhe në stadiumin Belgorod.

Trupat ruse kanë nisur sulme të reja në Ukrainën lindore, me luftime të ashpra të raportuara rreth qyteteve Avdiivka dhe Bakhmut. Në raportin e tij ditor mbi situatën në terren, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës renditi 11 përparime të pjesshme ruse në drejtim të katër lokacioneve.

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

1711205140_rusi.JPGSipas Turqisë, masakra në Moskë, që u mor përsipër nga ISIS si organizator të sulmit terrorist ku humbën jetën 143 persona, nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e shërbimeve sekrete të huaja.Kështu ka deklaruar Omer Çelik, zëdhënës i partisë qeverisëse turke AKP.”Kjo nuk mund të ndodhë pa mbështetjen e inteligjencës së ndonjë vendi. E vërteta është se ISIS nuk është në gjendje të kryejë një sulm të tillë vetë.

Veprime të tilla kanë një sponsor,” tha Celik në një intervistë me transmetuesin privat turk NTV.

Continue Reading

Bota

Rusia shtrëngon masat e sigurisë, pas sulmit në Moskë-Fotogaleri

Në mbarë Rusinë po zbatohen masa të rrepta të sigurisë pas sulmit terrorist të 22 marsit në sallën e koncerteve Crocus në Moskë. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës në këtë shtet që nga rrethimi i shkollës në Beslan më 2004.
Personat që vizitojnë Sheshin e Kuq duhet të presin në radhë që të kalojnë përmes detektorëve metalikë para se të hyjnë në shesh. 27 mars 2024.
Autoritetet ruse thanë se 143 persona janë vrarë gjatë sulmit në sallën e koncerteve Crocus, duke paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet edhe më shumë.
Automjete policore dhe kordonë të sigurisë në Kanalin Moska. Rusia ka arrestuar të paktën 11 persona në lidhje me sulmin dhe ka ngritur aktakuzë ndaj tetë prej tyre.  
 Grupi i shpallur terrorist, Shteti Islamik, ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Policët duke qëndruar prapa barrierave në Sheshin e Kuq.  
Policët rusë duke kryer kontrolle para mbajtjes së një koncerti të bendit të rrokut, Piknik, në Shën Petersburg. Ky grup tha se paratë nga shitja e biletave do të shkojnë për familjarët e viktimave. Ky grup ishte planifikuar të performonte në Crocus natën kur ndodhi masakra.
Kadetët ushtarakë duke kaluar pranë një sallë koncertesh. Masat e shtuara të sigurisë ka të ngjarë që të vazhdojnë të jenë në fuqi pranë zonave ku ka shumë njerëz dhe në aeroportet kombëtare gjatë javëve në vijim.
Continue Reading

Bota

Turqia përgatitet për zgjedhjet vendore

Të dielën në Turqi zhvillohen zgjedhjet lokale që shihen si një provë për popullaritetin e presidentit Recep Tayyip Erdogan, partia e të cilit do të përpiqet të rifitojë disa nga qytete kryesore që i humbi pesë vjet më parë.

Nëse opozita arrin të mbajë qytetet kryesore, kjo mund të shërbente për rigjallërimin e saj, pas humbjes në zgjedhjet presidenciale vitin e kaluar.

Në zgjedhjet e fundit vendore të mbajtura në vitin 2019, opozita e bashkuar fitoi bashkinë e kryeqytetit Ankara dhe të qytetit të rëndësishëm për tregtinë, Stambollin, duke i dhënë kështu fund qeverisjes 25-vjeçare të këtyre qyteteve nga partia në pushtet.

Opozita pritet ta mbajë Ankaranë, ku kryebashkiaku Mansur Yavas, i konsideruar edhe si kandidat i ardhshëm për president, vazhdon të gëzojë popullaritet.

Profesori i shkencave politike në Universitetin Bilgi, Emre Erdogan, flet për një polarizim të vendit.

“Si rezultat i polarizimit në këtë vend, rreth dy të tretat e rezultateve të zgjedhjeve janë të ditura që tani. E dimë se çfarë do të ndodhë në Diyarbakir, apo në Mardin, ose në Kayseri. Nga 30 bashkitë e mëdha, ku jetojnë 75% e shtetasve turq, i dimë rezultatet për 24 apo 26 prej tyre”, thotë ai.

Në Stamboll, anketimet tregojnë për një garë të ngushtë mes Ekrem Imamoglut dhe Murat Kurumit. Presidenti Erdogan ka vënë 47-vjeçarin Kurum, ish-ministër i urbanizimit dhe mjedisit, për të kandiduar përballë kryebashkiakut aktual Ekrem Imamoglu, që vazhdon të jetë një politikan popullor nga partia e qendrës së majtë CHP. Emri i tij vazhdon të përmendet si kandidat i mundshëm për president.

“Stambolli është qyteti kryesor, pasi ka një të katërtën e popullsisë së Turqisë. Është gjigand; jozyrtarisht flitet për rreth 20 milionë banorë. Numri i refugjatëve që jetojnë në Stamboll është më i madh se numri i refugjatëve që jetojnë në të gjithë Holandën, apo në ndonjë vend tjetër. Së dyti, ka një buxhet të jashtëzakonshëm. Së bashku me kompanitë private vlerësohet të jetë në 10 apo 15 miliardë dollarë”, thotë profesori Emre Erdogan.

Por këtë radhë, zoti Imamoglu kandidon pa mbështetjen e partisë kryesore pro-kurde, si dhe pa mbështetjen e partisë nacionaliste IYI, të cilat kanë dalë me kandidatët e tyre. Kurdët përbëjnë rreth 10% të elektoratit në Stamboll dhe vota e tyre mund të jetë përcaktuese për fituesin e zgjedhjeve.

Të dy kandidatët kanë premtuar projekte infrastrukturore në Stamboll për t’u dhënë godinave mbrojtje nga tërmetet dhe për të lehtësuar trafikun gjithnjë të rënduar të qytetit.

“Zoti na ruajtë të mos ketë ndonjë tërmet këtu në lagjen Beshiktash të Stambollit. Do të rrafshohej e gjitha. Njerëzit nuk do të kishin ku të iknin. Të kishte të paktën një zonë të hapur, një park, apo një vend ku mund t’i largoheshin tërmetit. Prandaj duhet të mbështesim kandidatin e AKP-së, Murat Kurumin dhe të votojmë për të. Ai do ta rigjallërojë Stambollin. Nëse shkatërrohet Stambolli, Turqia merr fund. Për të ardhmen e fëmijës tim, do ta mbështes Kurumin”, thotë Gungor Ugrac, votues 44-vjeçar në Stamboll.

“Jam shumë e kënaqur me kryebashkiakun Ekrem Imamoglu. Ka bërë punë të madhe dhe ka mbajtur premtimet. Ka bërë këtë shesh të ri. Ka përmirësuar transportin publik dhe sistemin hekurudhor të qytetit. Prandaj e mbështesim”, thotë Aysel Kaynar, votuese 58-vjeçare në Stamboll.

Nëse partia opozitare CHP arrin të mbajë qytetet kryesore, kjo do të rigjallëronte imazhin e partisë si një alternativë ndaj partisë në pushtet të presidentit Erdogan. Ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, ai ka shfrytëzuar avantazhin që i jep pushteti, duke përdorur shpesh burimet shtetërore gjatë fushatës elektorale. Organizatat e monitorimit të mediave thonë se rreth 90% e mediave turke janë në duart e qeverisë dhe mbështetësve të saj dhe mbështesin fushatën elektorale të partisë në pushtet dhe aleatëve të saj, ndërsa ua mohojnë këtë mundësi partive opozitare./VOA/

Continue Reading

Bota

Propozimi i Macron për dërgimin e trupave në Ukrainë, Meloni zbulon bisedën me Presidentin francez

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zbuluar se i shprehur presidentit francez Emmanuel Macron mospajtimin e saj me komentet e tij të para disa javëve në lidhje me mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë.

Meloni përsëriti kundërshtimin e saj ndaj çdo lloj përfshirjeje të drejtpërdrejtë ushtarake të vendeve të BE dhe NATO në Rete4.

“Unë nuk jam dakord me fjalët e Emmanuel Macron për konfliktin në Ukrainë dhe ia kam thënë atij këtë”, tha ajo. “Jam i bindur se duhet t’u kushtojmë vëmendje toneve që përdorim”, tha ajo.

Kryeministrja u ndal gjithashtu diskutimet e fundit në një samit të BE-së për mbrojtjen civile që kanë ndezur spekulime për përgatitjen e Evropës për luftë. Samiti ishte “ekskluzivisht për veprime të koordinuara për mbrojtjen e popullsisë në rast të fatkeqësive natyrore”, tha ajo

 

Udhëheqës të shumtë perëndimorë, duke përfshirë presidentin amerikan Joe Biden dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, kanë përjashtuar publikisht dërgimin e trupave të NATO-s në Ukrainë pas komenteve të Macron muajin e kaluar.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjithashtu hodhi poshtë idenë menjëherë pas deklaratës fillestare të Macron, duke deklaruar se nuk kishte plane për të vendosur trupa në Ukrainë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING