Connect with us

Politike

Alibi apo bojkot/ Berisha nga ballkoni: Qeveri teknike pa Ramën, sepse ai është armik…

Sali Berisha ka kërkuar sërish qeveri teknike. Lideri i opozitës, nga dritarja e banesës së tij, ku mban fjalimet e përditshme pas “arrestit shtëpiak”, tha se me kreun e qeverisë, Edi Rama nuk ka zgjedhje, ndaj është e nevojshme të krijohet një qeveri teknike.

Berisha: A ka të vërteta më të hidhura se vjedhja e tmerrshme që Edi Rama u bën shqiptarëve. Sikur të ishte një qenie mitologjike, u gllabëron portin mijëravjeçarë, trashëgimni e qindra e qindra gjeneratave të shqiptarëve, për ta shndërruar në Dubain City të tij. Çfarë mund ti bëjë Shqipërisë më shumë ky njeri. Çfarë mund ti bëjë shqiptarëve ky njeri. A duhet ta durojmë më tej ne këtë person.A duhet të përballemi ne me të, dhëmb për dhëmb dhe ti tregojmë vendin. Çfarë kërkojmë ne? Ne kërkojmë qeveri teknike sepse me këtë njeri nuk ka zgjedhje, sepse është armik i egër i votës tonë, i opozitës, i lirive, i dinjitetit të shqiptarëve.

Berisha shtoi se nëse nuk shkohet drejt zgjedhjeve të lira, vendin e pret “shkatërrimi kombëtar”. Ai i bën thirrje shqiptarëve që të lënë bindjet politike dhe të bashkohen.

Berisha: Nëse ne nuk shkojmë drejt zgjedhjeve të lira, ne na pret shkatërrimi kombëtar. Ne na pret zbrazja totale e Shqipërisë dhe Shqipëria shndërrohet gjithçka në parajsën e krimit, të drogës, të bajlozëve të krimit dhe drogës. Ndaj si shqiptarë le ti lëmë të gjitha bindjet politike, por geni ynë është geni atdhetar.Le ti thërrasim ne këtij geni, të bashkohemi. Për çfarë të bashkohemi? Që secili prej nesh pavarësisht nga bindjet politike të votojë i lirë, me dinjitet, për atë që do, të mos pranojë ndërhyrjen e askujt, të zgjedhë vetë njerëzit që do, si njeri i qytetëruar. A do të pranojmë ne kryeministër njeriun që korrupton udhëheqësit të NATO-s, partnerit strategjik, kryezbuluesin dhe ai futet në burg, kurse ky dërdëllis se mbrohet nga mafia e Sorosit dhe mafiat e tjera. Jo more jo, do të përgjigjet para nesh

Politike

Dumani iu shmang pyetjes për Irena Gjokën/ Çollaku: Mbrojti veten

Gazetari Basir Çollaku, ka komentuar deklaratën e kreut të SPAK, Altin Dumani sot në Komisionin e Ligjeve, lidhur me fshjen e së kaluarës nga gjyqtarja e lartë Irena Gjoka.

Çollaku tha se përgjigja e Dumanit ishte më tepër duke mbrojtur vetveten sesa Irenën”!

“Dumani deklaroi se janë rritur procedimet penale në drejtimin “kryesisht”. Është e pamjaftueshme kjo për të hetuar “kryesisht”?! Ka tri shkelje që janë publikisht, mediatikisht, prej tre muajsh, katër muajsh që edhe një prokuror rrethi do t’i regjistronte dhe përcillte për kompetencë Prokurorisë së Posaçme, meqenëse këta nuk kanë kohë të merren me këtë histori si dhe fakti që nuk shprehet dhe për përgjigjen për z. Berisha, se nëse shprehet për të, është duke mbrojtur veprimet e paligjshme të një gjyqtareje.

Në deklarimet e mëparshme dihet afërmendsh që vendoset kështu, por unë shoh një gjendje varësie, varësinë e Prokurorisë së Posaçme nga mënyra sesi është ndërtuar ligji, në nenin 12 të ligjit për Prokurorinë e Posaçme, pika 3, ku thuhet…”prokurorët e Prokurorisë së Posaçme emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë; mandati i tyre i tyre ndërpritet ose pezullohet menjëherë sapo Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë të nisë një procedim disiplinor…”

Mjafton një Rrahim aty që bën një shkresë që xhaketa s’më pëlqen dhe nis procedimin, ndërpret mandati… Prokuroria e Posaçme heton! Është përgjegjësi, kompetencë e Prokurorisë së Posaçme!’, deklaroi Çollaku.

Continue Reading

Politike

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, presidenti ukrainas falenderon kryeministrin për…

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.

Në një reagim në rrjetin social X, Zelensky falënderon Ramën për pjesëmarrjen në samitin e ardhshëm të Paqes.

Ndër të tjera presidenti Zelensky e ka quajtur Ramën si ‘mik i shkëlqyer i Ukrainës’.

Continue Reading

Politike

Takimi me Ramën/ Cameron bisedë telefonike me Begaj: Shqipëria aleate e ngushtë e NATO-s

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin Bajram Begaj.

Këtë të mërkurë Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron zhvilloi një vizitë në Tiranë, ku u takua me Kryeministrin Rama.

Megjithatë Cameron sipas Zyrës së Jashtëm të Komonuelthit, ka zhvilluar një telefonatë me presidentin Begaj, ku kanë folur për rolin e Shqipërisë si aleate e NATO-s dhe mbështetjen për Ukrainën.

Continue Reading

Politike

Marrëdhënia Kosovë-Serbi/ Meta: Qëndrimi i Ramës në shërbim të Vuçiç

– Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur ditën e sotme për mardhënien Kosovë-Serbi, ndërsa është ndalur edhe tek raporti i kryeministrit Edi Rama, me homologun e tij Albin Kurtin. Në një intervistë për Radio Dukagjini, Meta shprehet se Edi Rama ka bёrё dhe bёn shёrbime tё vazhdueshme anti-Kosovё. Sipas Metës qasja që Rama ka treguar ndaj çështjes është në shërbim të Vuçiç.

“E kemi shumё tё qartё se zoti Rama ёshtё njё nga iniciatorёt kryesor edhe pse inferior pasi superior ka qenё gjithmonё Vuçiҫi i atij procesi qё ndёrroi tri emra nga ‘Mini-shengen’ deri te ‘Ballkani i hapur’ njё process i cili ishte si kundёrvёnie ndaj procesit tё Berlinit dhe process i cili synonte tё asgjёsonte praktikisht Kosovёn. Mos tё harrojmё qё ai (Rama) ishte edhe nxitёs i ҫёshtjes sё ndryshimi tё kufijve me idenё gjoja do arrihej njё zgjidhje e madhe duke e hapur kёshtu ‘Kutinё e Pandorёs’ e cila i shёrbente jo vetёm synimeve tё Serbisё po sidomos tё Rusisё nё njё moment kritik jo vetёm pёr ballkanin po pёr kontinentin. Po kёshtu ёshtё ai qё e hodhi nё gjyq si kryeministёr i Shqipёrisё, Kryeministin e Kosovёs, Ramush Haradinaj”, thotë Meta ndër të tjera.

Continue Reading

Politike

Shkarkime e transferime të padrejta, SPAK nis hetim të dytë për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla

Një dosje e dytë kundër ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” është rihapur në Prokurorinë e Posaçme SPAK.

Informacionet e siguruara nga gazetari Elton Qyno, tregojnë një tablo të qartë se SPAK, ka marrë indicie të forta nga një prokurori rrethi, duke çuar në nisjen e hetimeve ndaj ish-shefit që drejtoi për 5 vite me radhë Prokurorinë e Përgjithshme.

Hetimet janë përqendruar në veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, gjatë periudhës kur Llalla ka mbajtur postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Gazetari Qyno raporton se objekt i këtij hetimi janë disa raste vendimmarrje të ish-kryeprokurorit Llalla në shkarkimin e Oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe transferimin në kundërshtim me ligjin të disa prokurorëve.

Rasti në fjalë ka marrë indicie pas një kallëzimi të paraqitur në prokurorinë e Tiranës, nga një oficer i policisë gjyqësore në Gjirokastër.

Ky oficer ka pretenduar në kallëzim se është shkarkuar në mënyrë të menjëhershme nga ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, vetëm për një koment të bërë në profilin “Facebook”, ku përmes tij kritikonte punën e ish-ministrit të Brendshëm në atë kohë, Saimir Tahiri, në luftën e padrejtë kundër asgjësimit të drogës.

Me urdhër të Llallës, oficeri pretendon se është shkarkuar në mënyrë të menjëhershme duke u përjashtuar nga organika e prokurorisë së Gjirokastrës, pa ndjekur një procedurë ligjore siç e kërkonte ligji i kohës.

Vendimin për shkarkim oficeri e ka ankimuar në gjykatë duke fituar të drejtën për rikthimin në punë dhe kompensimin financiar. Në kallëzim oficeri ka bashkangjitur dhe vendimin e gjykatës së Tiranës, që e rikthente në punë duke shfuqizuar urdhrin e shkarkimit të Adriatik Llallës.

Por në kuadër të hetimeve që janë kryer për këtë rast, prokuroria e Tiranës, ka marrë në trajtim verifikimi dhe disa praktika të tjera të shkarkimit të menjëhershëm të punonjësve të Prokurorisë së Përgjithshme dhe transferimin në kundërshtim me ligjin të 6 prokurorëve të kësaj prokurorie në prokuroritë e rretheve.

Bëhet fjalë për nëpunës të administratës civile në Prokurorinë e Përgjithshme, të shkarkuar direkt me urdhër të Llallës dhe 6 prokurorët e transferuar po me urdhër të Llallës, janë Kasëm Berberi, Bilbil Mete, Bujar Sheshi, Hysen Keta, Kujtim Luli dhe Isa Jata.

Të gjitha transferimet janë kryer në kundërshtim me ligjin, duke larguar 6 prokurorët e vjetër nga Prokuroria e Përgjithshme në prokurorinë e Tiranës, Kavajës, Përmetit dhe Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda.

Urdhri për transferimin mësohet se është kundërshtuar në Gjykatën Administrative, duke sjellë shfuqizimin e tij dhe urdhëruar që 6 prokurorët të kthehen në detyrën e mëparshme, pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Të gjitha vendimet e gjykatave janë administruar nga prokuroria e Tiranës, e cila gjatë hetimeve të kryera ka konstatuar se gjatë ushtrimit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka shkelur normativat ligjore duke marrë vendime të gabuara për transferimin në mënyrë të padrejtë të 6 prokurorëve, shkarkimin pa të drejtë të oficerit të policisë gjyqësore në Gjirokastër dhe shkarkimin pa të drejtë të disa prej punonjësve të administratës civile në Prokurorinë e Përgjithshme.

“…paligjshmëria e kryeprokurorit Llalla, është konstatuar dhe nga disa vendime gjykatash në vend…”-thuhet në dosjen e prokurorisë.

Duke qenë se Llalla mbante funksionin e lartë shtetëror dhe vepra penale e “Shpërdorimit të detyrës” është kryer nga një zyrtar i lartë i shtetit, prokuroria e Tiranës ka vendosur të shpallë moskompetencën juridike të hetimit të kësaj dosje, duka ja kaluar çështjen për hetime të mëtejshme prokurorisë së posaçme SPAK.

Brenda një periudhe tre vjeçare tashmë kjo prokurori do regjistrojë një dosje të dytë për ish-kryeprokurorin Llalla, që lidhet me “Shpërdorimin e detyrës”.

Në muajin dhjetor 2021 u raportua se ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla, ka kërkuar azil politik në Romë pas dënimit në muajin Tetor 2021 me 2 vite burgim, për akuzën e “mosdeklarimit të pasurisë”.

Llalla u ndalua në Italia në datën 10 dhjetor 2021 dhe më pas u la i lirë, pas kërkesës për statusin e azilantit. Aktualisht Adriatik Llalla, qëndron i lirë në këtë shtet duke fituar dhe lejen e qëndrimit të përhershëm në Itali.

Marrë nga Ora News

Continue Reading
Advertisement

TRENDING