Connect with us

Aktualitet

Anketa/ INSTAT: Rritet papunësia në tremujorin e parë të 2026

Tregu i punës në Shqipëri ka shfaqur shenja ngadalësimi gjatë tremujorit të parë të vitit 2026. Sipas të dhënave më të fundit nga INSTAT, krahasuar me tremujorin e mëparshëm, treguesit kryesorë pasqyrojnë një situatë në tkurrje.

Sipas Anketës Tremujore të Forcave të Punës, shkalla e papunësisë për popullsinë 15 vjeç e lart u vlerësua në 8,4%, duke shënuar një rritje prej 0,1 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2025. Megjithëse krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025 papunësia ka rënë me 0,3 pikë përqindje, dinamika e fundit tregon një kthesë drejt rritjes.

Për sa i përket punësimit, shkalla për popullsinë 15 vjeç e lart zbriti në 58%, një rënie prej 0,5 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Ndërkohë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç rezultoi 76,2%, tregues ky që ka shënuar rritje me 0,3 pikë përqindje krahasuar me tremujorin paraardhës, por mbetet 0,5 pikë përqindje më i ulët në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2025.

Ndërkohë, sektori i shërbimeve ka qenë i vetmi që ka shënuar rritje të punësimit me 1,0% në baza tremujore. Në të kundërt, sektori i industrisë ka pësuar rënien më të ndjeshme, me një tkurrje prej 5,7%, ndërsa punësimi në bujqësi është ulur me 2,9%. Si rezultat, punësimi i përgjithshëm në ekonomi shënoi një rënie prej 1,7% krahasuar me tremujorin e mëparshëm

Advertisement