Connect with us

Kronike

Armë zjarri dhe kokainë, ‘Vespa’ arreston katër shkodranët

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vespa”, i zhvilluar nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Goditet një grup kriminal që merrej me shpërndarjen e lëndës narkotike kanabis dhe drogave të tjera të forta.

Vihen në pranga 4 shtetas, sekuestrohen lëndë narkotike kanabis dhe kokainë.

Sekuestrohen gjithashtu, edhe një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 2 elektroshokë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirorganizuar, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, u finalizua operacioni policor i koduar “Vespa”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-M. K., 48 vjeç, A. C., 49 vjeç, U. H., 33 vjeç dhe L. K., 16 vjeç, të katërt banues në Shkodër.

Si rezultat i hetimeve proaktive, të kryer në kuadër të një procedimi penal, ka rezultuar se këta shtetas vepronin në formën e grupit kriminal dhe kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Shkodrës.

Gjatë kontrollit fizik këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan lëndë narkotike kokainë dhe kanabis. Gjithashtu, shtetasit M. K., i cili nga hetimet rezultoi se kishte rolin e organizatorit të këtij grupi kriminal, iu gjet dhe iu sekuestrua edhe një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 2 elektroshokë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Kronike

U ekzekutua sot në Fier/ Efektivi i “Shqiponjave” në Fier ishte martuar vetëm para një muaji

Një detaj prekës mësohet për Novruz Cenalian, efektivin e forcave “Shqiponja”, që u vra me armë në mes të ditës në fshatin Baltëz të Fierit. I riu, sipas burimeve nga mediat, kishte vetëm një muaj që ishte martuar, ndërsa sot ndërroi jetë, pasi u qëllua me armë zjarri nga 23-vjeçari Azgan Mernica.

Ndërkohë policia është vënë në kërkim të autorit. Dyshohet se i riu është i armatosur.

Continue Reading

Kronike

Të shtënat në Bulqizë/ Reagon policia: Nuk ka të lënduar, po punohet për kapjen e autorit

Pas të shtënave në drejtim të një automjeti të parkuar në Bulqizë ka reagur edhe policia.

Sipas njoftimit policor, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17.30, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, ku shtetasi me iniciale F.T., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar, në pronësi të shtetasit me iniciale A.P.

Bëhet me dije se nuk ka persona të nduar nga të shtënat, ndërsa po punohet për kapjen e autorit. Gjithashtu vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Bulqizë/informacion paraprak

Rreth orës 17.30, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, shtetasi F.T., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar, në pronësi të shtetasit A.P.

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe ato të Komisariatit Bulqizë, po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Kronike

“Shkoi me mirëbesim, por u mor peng nga Vis Martinaj”/ Gazetari: Roan Brahimin e takova në Dubai

Gazetari Artan Hoxha ka folur sot për vrasjen e Roan Brahimit pak ditë më parë në Athinë, Greqi.

Hoxha tha se Brahimi, i cili njihej edhe me emrin Sidi, kishte pasur më herët përplasje me Ervis Martinajn, pasi kishte shkuar te ai me mirëbesim, por ishte marrë peng dhe dhunuar.

Megjithatë sipas gazetarit Hoxha, i cili tha se për herë të fundit e ka takuar Brahimin në Dubai, vrasja e tij në Athinë ka më tepër lidhje me ekzekutimin e Gentian Bejtjas. Në emisionin “Top Talk”, gazetari tha se të arrestuarit për vrasjen e Bejtjas janë njerëz të afërm të Brahimit.

Ai gjithashtu shtoi se dyshon që dikush e ka “shitur”, duke treguar lëvizjet e tij dhe udhëtimin drejt Athinës, pasi një person si Brahimaj ishte e vështirë të ekzekutohej.

Pjesë nga deklarata e gazetarit Hoxha:

Ai njihet me emrin Sidi, ka qenë i përfshirë në një ngjarje. Ky është thirrur në mirëbesim nga një kushëri, dhe ka shkuar me mirëbesim te Ervis Martinaj, kur ka shkuar e kanë marrë peng dhe është dhunuar. Ky u ka thënë nëse nuk më vrisni, nuk do flas.

Unë e kam takuar në Dubai për herë të fundit. Pjesa e familjes nuk ka shumë rëndësi, këta janë njerëz që bëjnë një jetë jonormale. Ai nuk mund të vritej kollaj. Goditja e tij në Greqi, Athina është një nga qytetet më të rrezikshme të Europës. Knë ndodhur shumë vrasje të grupeve kriminale shqiptare, serbe, malazeze…

Sigurisht që këtë jetë që bënte i ndjeri, kishte një kosto, si financohej kjo kosto. Nga aktivitete që ai detyrohej t’i bënte kur ishte në kërkim. Në vrasjen e Gentjan Bejtjas, njerëzit që u arrestuan janë njerëz të afërm të Sidit. Lidhja më direkte për vrasjen e tij është vrasja e Gentian Bejtjas. Njerëzit që u arrestuan për vrasjen e tij, janë njerëz të afërm të Sidit, familja e tij jetonte në një banesë rezidenciale në periferi te TEG-u. Ai është shitur, informacioni për vendndodhjen në Athinë. Nuk mund ta gjenin kaq kollaj.

Continue Reading

Kronike

EMRAT/ Identifikohen drejtuesit e automjeteve në Sarandë, plagoset shoferi dhe pasagjeri i Smartit

Një aksident ndodhi ditën e sotme në rrugën Sarandë-Delvinë. Janë identifikuar dy drejtuesit e automjeteve të cilët janë Pëllumb Ahmeti, 28 vjeç dhe Birbil Islami, 42 vjeç.

28-vjeçari Ahmeti ka qenë nën drejtimin e makinës tip “Hummer” ndërsa 42-vjeçari Islami drejtonte makinën tip “Smart”. Bëhet me dije se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i Smartit dhe pasagjeri i tij dhe janë dërguar në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën e parë.

Ndërkohë mësohet se drejtuesi i “Hummerit” është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Continue Reading

Kronike

Vrasja e efektivit/ Policia jep 30 mijë euro shpërblim, për këdo që jep informacion për autorin Azgan Mernica

Policia ofron 30 mijë euro shpërblim, për këdo që jep informacion në lidhje me 23-vjeçarin Azgan Mërnica, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së efektivit të policisë Novruz Cenalia.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Baltëz, ku u vra me armë zjarri, punonjësi i Policisë (jashtë shërbimit), shtetasi N. C., Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit Azgan Mernica, 23 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

Kushdo që ka informacion të telefonojë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin. Për çdo informacion të vlefshëm, Policia e Shtetit vë në dispozicion shpërblimin 30 000 euro.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Fierit, Forca Kombëtare e Sigurisë dhe Reparti Special “RENEA”, në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, vijojnë veprimet operacionale në zonë, me qëllim kapjen dhe vënien në pranga të 23-vjeçarit.

Gjithashtu, në të gjitha akset rrugore lidhëse me qarkun Fier janë ngritur pika kontrolli.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit”,- njofton policia.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING