Connect with us

Kronike

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Published

on

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 39 vjeç, banues në Sukth, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta kushëririn e tij, shtetasin L. L., 28 vjeç, banues në Durrës.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit Xh. L., 48 vjeç dhe Sh. L., 45 vjeç (vëllezër), pasi janë përfshirë në konfliktit me kushërinjtë e tyre.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. Rr., 53 vjeç, banues në fshatin Mafsheq, Krujë, pasi në fshatin Nojë, duke drejtuar mjetin tip “Rexton”, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga. Shtetasi S. Rr ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Durrës

Kronike

45-vjeçari shqiptar tenton të përdhunoje shtetasen greke

Published

on

By

Një 38-vjeçare greke ka përjetuar momente makthi pasi ka rënë pre e  një tentative për përdhunim. Sipas informacioneve të “Cretapost”, në prag të 15 gushtit, një 45-vjeçar nga Shqipëria ka ftuar 38-vjeçaren në shtëpinë e tij për të pirë kafe.

38-vjeçarja ka shkuar në shtëpinë e tij në Ammoudara në orën 9 të mëngjesit, por gjërat duket se kanë marrë një rrjedhë tjetër nga sa ishte parashikuar.

Sipas denoncimit, 45-vjeçari e ka hedhur me dhunë drejt shtratit të tij dhe e ka kapur nga qafa teksa tentoi ta përdhunonte. Ajo, për fat, ia doli dhe i shpëtoi nga duart, duke shmangur më të keqen, ndërsa shkoi në polici dhe e denoncoi. Pak orë më vonë, policia gjeti dhe arrestoi 45-vjeçarin, i cili, siç u konstatua, nuk kishte dokumentacione të rregullta për të qëndruar në Greqi.

Tashmë çështja i ka kaluar organeve të drejtësisë.

Continue Reading

Kronike

Personi që lajmëroi zhdukjen e Ervis Martinaj ndodhet në…

Published

on

By

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) do të marrë në dorë dosjen hetimore të atentatit të Milotit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos rëndë Ylli Brahimi.

ka gjasa që të gjitha dosjet e rënda kriminale, ku përfshihet ngjarja e Milotit por edhe atentatit i trefishtë në Fushë-Krujë, të përfshihen në një të vetme nga SPAK, me qëllim për të mësuar se cilat janë kundërshtarët që duan ta eleminojnë të shumëkërkuarin e drejtësisë Ervis Martinaj.

Denoncimit të xhaxhit të tij, Faik Martinaj, i cili ka ngritur dyshime se disa grupe të fuqishme kriminale janë kundërshtarë që duan të eleminojnë nipin e tij.

Sa i përket denoncimit të bërë nga xhaxhi i Martinaj, Prokuroria e Kubrinit e ka regjistruar procedimin penal si një rrëmbim të mundshëm personi dhe mësohet se një grup i posaçëm agjentësh me hetuesit më të mirë që ka Policia e Shtetit janë duke u marrë me çështjen.

Policia është duke kryer kërkime në zonat e Fushëkuqes, në Durrës dhe Vlorë ku mendohet se Ervis Martinaj kishte të njohur të tij dhe mendohet e strehonin.

Për herë të parë eshte zbuluar se “personi që mendohet se ka informuar Faik Martinaj për humbjen e kontakteve me nipin e tij, ndodhet në Dubai dhe ndaj policia e ka të pamundur t’i marrë informacion për atë që ka ndodhur”.

Sa i përket kallëzimit të xhaxhit të 40-vjeçarit, ai thoshte në polici: “Në lidhje me nipin tim, djalin e vëllait Ervis Martinaj, i cili është shpallur ne kërkim nga Prokuroria e posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, dje (të martën) rreth orës 22:00, jemi njoftuar nga një i afërmi jonë, që për arsye sigurie nuk dua të përmend emrin, i cili nuk ndodhet në Shqipëri, por është nga Puka, se Ervisi është zhdukur dhe nuk kishte kontakte me të”.

Ndërkohë, Ervis Martinaj është një personazh në kërkim nga SPAK, pasi sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua.

Continue Reading

Kronike

Atentati i Milotit, SPAK merr në dorë çështjen

Published

on

By

SPAK merr në dorë çështjen e atentatit te Milotit, ku mbeti i vrare Klisman Preçi dhe u plagos Ylli Brahimi. Prokuroria e Kurbinit e klasifikoi atë si një atentat të kryer nga një grup kriminal.

Dosja është tërhequr një javë më parë dhe veprimet po kryhen nga Prokurori i SPAK Altin Dumani.

SPAK po kalon në sitë të gjithë kundërshtarët e Ylli Brahimit që besohet se ishte shënjestër e atentatit. Brahimi, mik i Ervis Martinajt, udhëtonte me një makinë të blinduar, ndërsa ra pre e atentatit, por fatmirësisht arriti t’i mbijetonte plumbave. Sipas Lalës, bëhet fjalë për një grup shumë të fuqishëm kriminal në zonën e Laçit dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur më 22 korrik për prishje të pazareve në aktivitet e tyre kriminale kohëve të fundit.

Por vetëm 2 muaj më parë Preçit (Viktima) bashkë me kushëririn e tij, Blerim Preçi i shpëtuan një atentati teksa udhëtonin me një Benz ML dhe u qëlluan nga një “Audi” e zezë.

Continue Reading

Kronike

Mbante thikë dhe kërcënoj policin, arrestohet 38-vjeçari

Published

on

By

Policia në Gjirokastër ka vënë në pranga një 38-vjeçar pasi ka kanosur një efektiv policie, teksa ky i fundit ishte duke kryer detyrën. Gjatë arrestimit agresorit i është gjetur edhe një mjet prerës i llojit thikë.

Njoftimi i policisë:

Kanosi për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, si dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet një mjet prerës (thikë), arrestohet në flagrancë 38-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin I. O., 38 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ky shtetas më datë 15.08.2022, në fshatin Derviçan, Gjirokastër, ka kanosur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, shtetasin H. H., pasi punonjësi i Policisë, në zbatim të detyrave funksionale, ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të vëllait të 38-vjeçarit, i cili ishte kapur më parë nga shërbimet e Policisë me një sasi të vogël lënde narkotike kanabis.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik të shtetasit I. O., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Continue Reading

Kronike

Arrestohet 57-vjeçari, po vidhte banesën në Peqin

Published

on

By

Një 57-vjeçar nga Fieri është vënë në pranga në Peqin pasi është kapur duke vjedhur në një banesë.

Ka qenë personi që ruante banesën me pronarët në emigrim që ka zbuluar grabitësin dhe ka njoftuar policinë, ndërsa u godit edhe me grusht prej tij.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin P. Z., 57 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, pasi ka tentuar të vjedhë në banesën e një shtetasi (në emigrim), e cila ishte në ruajtje nga shtetasi A. M. 57-vjeçari gjithashtu goditi me grushte shtetasin A. M. gjatë tentativës për të vjedhur në banesë”, njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING