Connect with us

Politike

Basha në avion/ Balla e kap ‘mat’: E maste energjinë me litra…

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka publikuar në llogaritë e tij në rrjetet sociale një fotografi të ish-kryedemokratit Lulzim Basha, me aq sa kuptohet, në bordin e një avioni, dhe nuk kursen ironinë teksa e ndan me ndjekësit.

“Kishte pak problem matematikën, bënte ndonjë gafë me datat historike, e bënte ditën natë, e maste energjinë me litra, por nuk bëhej kurrë pishman”, shkruan kreu i Grupit Parlamentar të PS, duke publikuar dhe fotografinë e Lulzim Bashës.

Prej më shumë se tre vitesh, ai është tërhequr nga politika aktive, menjëherë sapo Gjykata e Tiranës ia besoi vulën dhe logon e Partisë Demokratike, Sali Berishës. Ai krijoi partinë Demokratët Euroatlantikë, por në zgjedhje rezultoi një dështim.

Advertisement