Connect with us

Pinknews

Bebe Rexha këndon “live”, transmetohet në Time Square

Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha ka shpërndarë në rrjete sociale performancën e saj “live” në emisionin “Good Monring America”.

Bebe Rexha ishte e pranishme në mëngjesin e sotëm në Serinë e koncerteve të ”Good Morning America”, dhe performanca e saj u transmetua edhe në sheshin e famshëm të New York-ut, Time Square.

Ajo interpretoi drejtpërdrejtë këngën e saj të njohur, “Baby I’m Jealous”, një sekuencë prej së cilës e ka shpërndarë në instagram.

“E dua këtë version shumë. Faleminderit @goodmorningamerica që më kishit sot në mëngjes për ta kënduar versionin e parë natyral për “Baby I’m Jealous”, ka shkruar Rexha.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pinknews

“Dukesh seksi”/ Dijonisi “thumbon” Valerin: Çfarë e ke atë ecje, je shumë sensual

Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët.

Djemtë po bisedonin nëse ata janë në dijeni nëse e dinin se kush po u merrte atyre sendet personale dhe loja po kthehet interesante tashmë, pasi kanë ndodhur debate të shumta nga kjo situatë.

Ndërsa Gledisi dhe Floriani po bisedonin se do e merrnin njëri-tjetrin tek shtepia e luksit, Dijonisi u shpreh se do të merrte Valerin, por ai e refuzoi.

Pjesë nga biseda:

Dijonisi: Unë do të marr Valerin tek shtëpia e luksit.

Valeri:  Kush tha që unë të vij?

Dijonisi: Do të vish, do të marr me zor.

Valeri: Nuk jam i përshtatshëm për luks. Gjej ata që janë të përshtatshëm për luks. Më pëlqen jeta e fshatit, thjeshtësia.

Gledisi: Po edhe aty në fshat je, aty ke xhakuzi mund të qetësohesh një orë.

Dijonisi: Do vish.

Valeri: Po pra ka të tjerë që mezi e presin sepse janë lodhur me këtë jetën këtu.

Dijonisi: O Valer po çfarë ecje ke o burrë, na fiksove të gjithëve.

Valeri: Unë mezi eci prej lodhjes.

Dijonisi: Je shumë sensual o Valer.

Valeri: Dhe kur lodhëm ë? Imagjino kur nuk lodhem.

Dijonisi: Dukesh shumë seksi.

Continue Reading

Pinknews

‘Unë 3 lidhje, Kiara 13″/ Reagon për herë të parë Bardhi pas deklaratave bombë të Sarës

Me daljen nga shtëpia e “Big Brother Vip”, Sara Gjordeni vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe çdo postim i saj interpretohet si mesazh, ndaj ndjekësve, banorëve në shtëpi, apo ish-banorëve.

Në një postim të bërë gjatë ditës së djeshme, ish-banorja ka degraduar në fjalor ndaj mediave që kanë shkruar për të dhe siç shprehet ajo kanë deformuar deklaratat e saj. Ajo reagoi e revoltuar edhe për faktin që atë dhe Bardhin e krahasojnë vazhdimisht me Luizin dhe Kiarën, me qëllim që të marrë vëmendje, gjë që sipas saj nuk është e vërtetë.

Mirëpo pas gjithë zhurmës që bëri në media me postimin e saj, Bardhi sot në një reagim në “Instatsory” pretendon se Instagrami i Sarës është në menaxhim të dikutj tjetër. Ai gjithashtu ka bërë thirrje që deri në një njoftim të dytë nga Instagrami i tij, asnjë postim nga llogaria e Sarës mos të merret parasysh nga ndjekësit e saj apo mediat.

“Hera e parë si Bardhi që e boj një deklaratë mbi një situatë. Ju kisha lut publikut dhe medias me ndalu me lajme palidhje. Sara nuk ka akses në instagramin e saj që prej mbrëmjes së djeshme dhe deklaratave në story. E për këtë ju kisha kërku që deri në një lajmërim të dytë nga llogaria ime, të mos kryqëzohet e t bohet lajm asnjë mesazh, like, koment apo postim nga instagrami i Sarës në: Instagram, Threads, Facebook dhe emili i saj zyrtar: Jeni tu i lëndu të gjitha palët dhe deri në një moment të dytë kërkojmë mirëkuptim”, shkruan ai.

Continue Reading

Pinknews

“Është si vjehërr e keqe!”/ Egla dhe Juli flasin për çiftin Ilnisa-Meriton: Janë konsumuar, vetëm nëse…

Dy aktorët, Jul Deda dhe Egla Ceno, kanë komentuar gjatë një bisede së bashku çiftin e shumë të përfolur të “Big Brother VIP”, Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli.

Sipas dyshesh, çifti pa njëri-tjetrin nuk bëjnë lojë në BBV. Juli u shpreh se nëse njëri prej tyre eliminohet nga gara, pas një jave do të ik tjetri.

Të njëjtin qëndrim kishte dhe Egla, ndërsa shtoi se sipas saj ata janë bërë të lodhshëm dhe pa fantazi.

Më tej ajo e ka cilësuar Ilnisën si “vjehërr e keqe”, që të trajton sikur është territori i saj.

“Janë ashtu me rigon”, u shpreh Egla.

Pjesë nga biseda:

Juli: As vet nuk e merr vesh çfarë thotë. Po mos bësh debate fare më të, se dhe debate nuk është i bukur me të, nuk është atraktiv. 

Egla: U be i lodhshme, nuk ka fantazi, duan vetëm të kapen.

Juli: Është lojtare ajo ja bën ai tjetri. Edhe me Françeskën është më mirë. Janë shumë të shëmtut në lojën e tyre

Egla: Po i bllokojmë një cik ne, të shohim çfarë do bëjnë.

Juli: Vetëm me romancën janë të konsumuar.

Egla: Ata janë të punësuar në krevat dhe jashtë krevatit. Jua kam thënë, ata rrofshin e u dashurofshin, por mua akoma nuk më është mbushur mendja që ata ekzistojnë bashkë.

Juli: Këta kishin një frikë, se me ikë njëri, pas një jave ikën tjetri, se nuk bëjnë dot vetëm. Këtë frikë kanë.

Egla: Meritoni prandaj e ruan.

Juli: E mira është të iki ajo, se ikën vet ky. Del pas asaj, kjo nuk del.

Egla: Po del dhe kjo, se s’ka çfarë bën. Ky ikën se vetëm e di që…

Juli: Prandaj priste tek dera ai atë natë, të ikte.

Egla: Mos u jep xhavap. Ajo është si krushkë, është si vjehrrë e keqe, të trajton sikur është territori i saj. Mos kalo këtu, hy këtu. Ai të merr gjëra ti fsheh, janë ashtu me rigon.

Juli: Nuk bëjnë as ndonjë gjë më të nxjerr nga vetja, të bëjnë më u shpif.

Continue Reading

Pinknews

VIDEO/ Karrige e grushta kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi

Reperi me origjinë shqiptare Sin Boy është dhunuar fizikisht në sulm të egër nga persona të maskuar, teksa ai performonte live në rrjetin social Tik Tok nga një sallon flokësh.

Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur në Athinë, ku Sin Boy jeton.

Në video, të paktën dy burra të veshur me të zeza dhe të maskuar shihen duke grushtuar dhe goditur me stol Sin Boy, i cili bie në tokë dhe tenton të mbrohet.

Në video shfaqen edhe punëtorët e sallonit duke u përpjekur të frenojnë dy agresorët.

Video është bërë virale në rrjet, por komentuesit mendojnë se ajo është false dhe sulmi është krijuar nga vetë reperi për famë.

Kjo pasi sapo agresorët largohen Sin Boy ngrihet dhe rregullon flokët.

Kujtojmë se reperi me origjinë nga Berati është i njohur në Shqipëri për lidhjen e tij të dashurisë me këngëtaren kosovare Rina Balaj.
Continue Reading

Pinknews

Aktori shqiptar: Vajzat më duan se jam i pasur, ndaj kam 4 vite single dhe mendoj se do qendroj beqar

Aktori Albano Bogdo ka rrëfyer se në jetën e tij ka pasur 3 lidhje serioze. Albano shprehet se lidhja e tij e parë ka qenë në moshën 19-vjeçare, ku e dashura e tij ishte 28-vjeçe, pra kanë pasur 9 vite diferencë moshe.

Ai tregoi se ndarja e tyre erdhi pasi e dashura e tij donte fëmijë. Por Albano tha se për të ishte shumë herët.

Albano ka treguar se ka 4 vite single dhe do qëndrojë për shumë kohë beqar, pasi shprehet se vajzat e duan ngaqë është i pasur.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING