Connect with us

Politike

Begaj fjalim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Presidenti i vendit, Bajram Begaj, po mban sot, 27 shkurt, fjalën e tij në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ai thekson se “Shqipëria është ndër të parat që ratifikon marrëveshjen për RMV-në në NATO”. Megjithatë, sipas tij, duhet koordinim i përbashkët.

“Vlerësojmë mbështetjen e Maqedonisë ndaj Kosovës”, shton më tej.

Më herët, ai kërkoi zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit nga Maqedonia e Veriut, ku përfshihet edhe përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare.

 

Në vizitën zyrtare në shtetin fqinj, zhvilloi edhe një konferencë me homologen Gordana Siljanovska-Davkova, ku theksoi se roli i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është shtetformues dhe se përfaqësimi i tyre në institucionet shtetërore duhet të jetë dinjitoz.

Presidentja Davkova tha se do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të marrë një vendim në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe.

“Unë nuk do të doja të interpretoja punën e Gjykatës Kushtetuese. Ajo që di është se është përcaktuar raportuesi dhe presim deri në kompletimin e Gjykatës Kushtetuese. Kuptohet, unë pres që Gjykata të marrë një vendim”.

Presidenti u pyet nga gazetarët nëse do të ndërtohet kamp emigrantësh në Pustec. Kreu i shtetit tha se jo domosdoshmërisht, për përballimin e fluksit të emigrantëve, do të ngrihet një kamp i tillë, por qeveria ka një plan masash nëse do të ketë flukse migratore.

Advertisement