Connect with us

Politike

BELINDA BALLUKU ESHTE MASKA E EDI RAMES

Sekretari i PD-së Flamur Noka foli mbi konfirmimin e masës së pezullimit nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Noka theksoi se Balluku është maska e Edi Ramës. Sipas tij, vendi rrezikon integrimin në BE, pasi Rama dhe Balluku duan të vijojnë vjedhjen.

Noka: Vendimi i GJK ishte as mish as peshk. Çfarë tregon? Ata gjyqtarë nuk luajtën në emër të ligjit, por si aktor. Vepruan si aktor politik. Jo si gjyqtarë që kanë përgjegjësi. Ky është ogur i keq. Tregon se Edi Rama kontrollon gjithçka. Në regjime kjo është aksiomë. Ai është kushtetuta, ligji dhe sovrani. Këtë po u thotë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve. Rrezikon destabilitetin se ruan veten dhe lëkurën e tij. Belinda është maska. Prapa maskës, është Rama. Rama e çoi Belindën në Turqi. Për afera të mirëfillta, mban peng gjithçka dhe shkatërron çdo institucion dhe ta fusë shtetin në një qorrsokak të rrezikshëm. Edhe BE e ka thirrur dhe paralajmëron masa ndaj Shqipërisë. Çfarë borxhi i kanë shqiptarët? Për lëkurën e tij dhe Belindës, karrigen e tyre, Shqipërisë i dashka të ndërpritet integrimi europian. Pse? Se ata vjedhin. Ku është parë kjo?

Advertisement