Connect with us

Kronike

“Benzi” del nga rruga dhe përplas makinën tjetër, shoferi zhduket nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Lushnjë-Berat. Sipas raportimeve, në afërsi të fshatit Kashtëbardhë janë përplasur dy automjete ndërsa për pasojë janë lënduar lehtë dy persona.

Një prej shoferëve ka kryer një manovër duke përfunduar në anën e kundërt të rrugës duke përplasur një mjet tjetër. Pas aksidentit, sipas dëshmitarëve shoferi është larguar nga vendngjarja duke braktisur automjetin.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur të tjera detaje.

Advertisement