Connect with us

Politike

Berisha komenton thirrje e KE: I tha sot kryehajdutit se nuk do e pengosh kurrë drejtësinë

Lideri i opozitës, Sali Berisha shprehu mirënjohje ndaj Komisionin Europian. Gjatë fjalës së tij në foltoren e vendosur para Kryeministrisë, Berisha iu bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e opozitës, e cila do të mbahet ditën e nesërme. Lideri demokrat tha se Komisionit Europian i tha ditën e sotme Ramës, të cilit iu referua me emrin ‘kryehajdut’, se nuk mund ta pengojë drejtësinë.

Sali Berisha: Nesër, u bëj thirrje forcave të rendit, të marrin vendimin historik, të bashkohen me protestuesit. Bashkohuni me protestuesit, sepse bashkoheni me interesin e vendit tuaj, interesin e familjeve tuaja, me interesin tuaj, me të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. U bëj thirrje, bashkohuni me protestuesit të shporrim këtë bandë kusarësh që nuk ka pasur kurrë Shqipëria në krye si sot.

Bashkohuni me misionarët e kombit që do shpëtojnë kombin nga kjo rrokullisje. Do shporrin këtë organizatë kriminale nga qeverisja. Do rikthejnë ligjin, Kushtetutën, të drejtën, lirinë, votën e lirë, mëkëmbjen, udhëtimin drejt Europës. Rrofshi ju! Edhe njëherë, të gjithë nga ora 17:00, në Tiranë, në kryengritjen paqësore, kryengritjen e fitores, kryengritjen e të ardhmes, kryengritjen për Europën.

Një mirënjohje të pakufishme Komisionit Europian për deklaratën e sotme, në të cilin i tha kryebanditit, kryehajditit, se kurrë drejtësinë nuk mund ta pengosh. Le të bëhemi ne përmbaruesit e vendimit, ta detyrojmë hajdutin të shkojë aty ku e ka vendin. Edhe njëherë, nesër, e gjithë Shqipëria në Tiranë. Tirana në bulevardet dhe rrugët e saj. Fitore, fitore, fitore

Advertisement