Connect with us

Biznes

Beteja me kancerin e gjirit/ Qytetarja nga Vlora: Falë SIGAL u kurova në spitalin më të mirë të Italisë

Në Shqipëri kanceri i gjirit ka një tendencë në rritje. Gjatë viteve të fundit, rastet e prekura janë
rritur me 6% ndërsa vdekshmëria shënon ulje të lehtë.
Ai është kanceri më i shpeshtë tek gratë dhe i dyti në popullatën e përgjithshme në vend.
Ka pasur diagnostikim edhe në moshë shumë të re dhe sipas ekspertëve, nuk janë të rralla
rastet me kancer gjiri që diagnostikohen në fashën 20 – 30.
Ndërkohë 225 gra kanë humbur jetën për shkak të kancerit të gjirit gjatë vitit 2021 në Shqipëri.
Edhe pse sëmundje e rëndë, nëse arrin ta kapësh në kohë dhe të kurohesh në spitalin e duhur,
lufta mund të fitohet.
Shembulli më i mirë është ai i zonjës Enkeleda Ymeri nga qyteti i Vlorës, e cila sot vijon jetën
normalisht pavarësisht peripecive që ka kaluar.

“E gjitha nisi në 12 tetor 2019. Pasi kisha evidentuar një kokërr jonormale në gjirin tim shkova
për të kryer një ekografi.

Në eko dallohej diçka e pazakontë. Aty u hodhën dyshimet e para.
Më pas vizita vijoi me mamografinë e cila përcaktoi qartë që unë isha me tumor.
Në atë çast e gjithë jeta më kaloi përpara syve. Gjithçka mu errësua. Më priste një rrugë e gjatë
dhe e vështirë. Por une e pranova shpejt sëmundjen time. Dhimbjen dhe lotët e të gjithë
njerëzve të mi të dashur i ktheva në forcë për të luftuar”.

Grada e sëmundjes ishte tejet e rëndë por znj. Ymeri ja doli mbanë të mposhtë tumorin.

“Më datë 21 tetor 2019 u operova. Nga konsulta mjeku më përcaktoi një trajtim shumë të fortë,
kjo për efekt edhe të moshës. Me këtë terapi unë do të ndiqja 16 seanca kimioterapie, 1 muaj
radioterapi si dhe receptim për një vit. Terapitë ishin shumë të lodhshme dhe të gjata. Gjatë
terapisë mu desh të përballesha me lloj lloj prove por gjithçka kaloi dhe unë ia dola”.

Fatmirësisht, zonja është kliente e kompanisë më të madhe të sigurimeve, SIGAL UNIQA Group
Austria dhe i gjithë trajtimi dhe kurimi i sëmundjes u krye në një prej spitaleve më të mira të
Italisë.
Madje, edhe vetë mjekët italianë mbetën të habitur nga serioziteti dhe mbulimi i gjërë që ofron
Karta e Shëndetit “Jetë Plus”.

“Unë jam kuruar në Itali. Në Spitalin e Milanos, i cili mban emrin “Instituti Europian i
Onkologjisë”. Kjo gjë u mundësia nga kompania SIGAL. Punëdhënësi im, “Intesa Sanpaolo
Bank”, na ka mundësuar kartë shëndeti të blerë pranë kësaj kompanie.
Unë i dorëzova Sigalit diagnozën time. U thashe ku preferoj të trajtohem dhe në harkun kohor të
një muaji më mbërritën me e-mail biletat, prenotimi i hotelit dhe prenotimi i spitalit.
Atje u kurova me profesorin më të mirë,i cili u shpreh i habitur që në Shqipëri kishte një mbulim
të tillë. Madje nuk e besonte deri në momentin kur i thashë se jam këtu falë kësaj kompanie
sigurimi (SIGAL)”.

Por çfarë i mbuloi znj. Ymeri siguracioni “Jetë Plus” nga SIGAL UNIQA?

“Diagnostikimi im u bë në tetor të 2019 dhe kisha vendosur të kurohesha në Shqipëri.

Dija që kisha një policë sigurimi shëndeti në fuqi, blerë nga punëdhënësi im “Intensa San Paolo
Bank”. Nuk i dija mbulimet e policës dhe pyeta për to.
Për fatin tim të madh përgjigjia e Sigal kur u interesova ishte se kisha këto mbulime me policën e
sigurimit;
– Kurim për tumorin malinj në çdo shtet të botës;
– Mbulim të faturave të trajtimit
– Mbulim të kostove te akomodimit
– Mbulim të kostove të udhëtimit
– Mbulim të shpenzimeve të një të afërmi që më shoqëronte”.

Në fund edhe një mesazh për gratë dhe vajzat e tjera…
“Për të ndërgjegjësuar dhe inkurajuar fuqimisht të gjitha gratë dhe vajza,t të kryejnë
ekzamimimet e duhura, të bëjnë mamografi”.

Përveç tumoreve, me Kartën “Jetë Plus” nga SIGAL UNIQA, një produkt unik për Shqipërinë, ju
mbuloni gjithçka nevojitet në rast sëmundjesh serioze si ndërhyrjet kirurgjikale në zemër, kokë
e shtyllë kurrizore si dhe transplantet.
Falë Kartës “Jetë Plus”, për gjithçka mendon SIGAL UNIQA. Duke nisur nga:
– Konfirmimi i diagnozës nga mjekë të huaj
– Përzgjedhje të spitalit më të mirë për diagnozën e identifikuar
– Ndërhyrja kirurgjikale dhe trajtimi jashtë vendit
– Çdo procedurë që ju duhet për të qenë të sigurt se po merrni shërbimin mjekësor më të mirë
në botë, pa u shqetësuar për organizimin apo pagesat.
– Mbulim të shpenzimeve të udhëtimit dhe akomodimit nga fillimi deri në fund të trajtimit për
pacientin dhe të afërmin që e shoqëron.
– Me Kartën “JETË PLUS” është i mbuluar çdo shpenzim deri në 1 Milion Euro.

Çmimi? Shumë i ulët në krahasim me atë çfarë ofron. 160 euro në vit për fëmijët dhe 230 euro
në vit për të rriturit.

Një siguracion të tillë nuk mund ta gjeni askund tjetër ndaj nxitoni dhe blijeni për vete dhe më
të dashurit tuaj në çdo pikë SIGAL UNIQA në të gjithë Shqipërinë.

Asnjëri prej nesh nuk e di se çfarë na ka rezervuar jeta. Prandaj është e rëndësishme që ti
paraprijmë gjërave, që kur të përballemi me probleme të tilla të luftojmë për jetën dhe jo për të
gjetur paratë.

Intervista e plotë:

SIGAL UNIQA Group Austria, JETOJMË MË MIRË SË BASHKU

Për më shumë informacione:
Web: www.sigal.com.al
E-mail: [email protected]
Whatsapp: +355 68 606 2829

Biznes

“Mbi 300 tituj librash, mbi 50 mijë përdorues”/ SIGAL Audiobooks, libraria digjitale FALAS për të gjithë shqiptarët

SIGAL UNIQA Group Austria është jo vetëm kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri por edhe kompania më novatare, pararojë e zhvillimeve teknologjike.

Si e tillë, shumë institucione, arsimore dhe biznesi, i referohen si një shembull për tu ndjekur në zhvillimet teknologjike, në shërbimin ndaj klientit dhe në menaxhimin dhe lidershipin.

Kompania lider e sigurimeve në vend dhe rajon, SIGAL UNIQA Group Austria, i ka dhënë një rëndësi të veçantë edhe përgjegjësi sociale ndaj qytetarëve me një sërë aktivitetesh që synojnë përmirësimin e jetës së tyre, por edhe pasurimin e anës mendore dhe shpirtërore.

Një prej këtyre projekteve është edhe “AudioBooks”, platforma e parë dixhitale e librave audio në shqip.

Për këtë folur mbi këtë nismë të SIGAL UNIQA dhe Drejtorit të saj të Përgjithshëm z. Avni Ponari, të ftuar në Shijak Televizion ishin Tereza Kokona, teknike dhe edituese e librave në SIGAL Audiobooks dhe Nikolin Metaj, menaxher për web dhe marketing digjital në SIGAL UNIQA Group Austria.

Sipas Metajt, “SIGAL Audiobooks” sjell te shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, pa asnjë kosto, librat e autorëve më të mirë shqiptarë dhe të huaj, ndërsa janë 50 mijë përdorues besnikë të platformës.

“Audiobooks.al është platforma e parë për dëgjimin e librave në Shqipëri. Kjo është krijuar nga z. Avni Ponari. Sponsor general SIGAL UNIQA Group Austria. Është një nismë e kësaj kompanie sigurimesh. Çdo person në Shqipëri, në botë, në diasporë mund të dëgjijë libra falas në gjuhën shqipe. Është një librari digjitale. Janë mbi 300 tituj librash tashmë në platformën tonë. Dhe kemi mbi 50 mijë përdorues që na dëgjojnë çdo ditë.

Regjistrimi është shumë i thjeshtë. Mjafton të shkoni te pjesa e Login dhe me vetëm një adresë e-maili mund të jeni një prej përdoruesve. Dhe mund të dëgjoni mbi 300 tituj librash në çdo moment të ditës”, shpjegoi Metaj.

Ndërsa Tereza Kokona shpjegoi larmishmërinë e kategorive të librave që ofron kjo platformë.

Duhet theksuar që është vetëm në shqip. Dhe një gjë shumë e rëndësishme është që jemi falas. Gjithë kjo platformë, gjithë kjo risi vjen falas te dëgjuesi. Nuk duhet të paguash asgjë. Thjesht merrni atë telefonin, regjistrohuni dhe dëgjoni librin tuaj të preferuar. Çfarëdo lloj libri, roman, poezi… Search titullin e librit, kategorinë ku do të dëgjosh. Mund të jesh fan i historisë, kulturës, shkencës… Ku e ndjeni ju veten më mirë”, shpjegoi Tereza Kokona, teknike dhe edituese e Sigal Audiobooks.

Më pas, ajo shpjegoi edhe rrugën se si librat fizikë kalohen audio në “SIGAL Audiobooks” duke respektuar edhe të drejtën e autorit apo Shtëpisë Botuese.

Librat që janë në platformën “Audiobooks.al” janë libra të përzgjedhur në bashkëpunim me shtëpitë botuese apo edhe me dëshirën e autorëve. Kooperimi është i thjeshtë. Autori kërkon të ketë një bashkëpunim me ne. Jep gjithë të drejtat e tij mbi librin. E drejta e autorit është kushti bazë. Nuk ka shkelje ligji dhe nuk bëjmë asgjë pa të drejtën e autorit. Përzgjedhim librat që kanë influencë”, tha Kokona.

Platforma ka për qëllim ruajtjen, zhvillimin dhe trashëgimin brez pas brezi të gjuhës shqipe.

Në fund edhe një thirrje të gjithë autorëve shqiptarë, kudo ndodhen, ti bashkohen kësaj platforme që synon ruajtjen, zhvillimin dhe trashëgimin brez pas brezi të gjuhës shqipe:

“I bëj thirrje të gjithë autorëve shqiptarë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Edhe autorëve më me zë, mund të shkruajnë një e-mail në [email protected]  dhe do komunikojmë së bashku”.

Në fund të vitit të shkuar, SIGAL AudioBooks u promovua edhe para shqiptarëve të SHBA në një event të organizuar nga Shoqata Panshqiptare Vatra.

Kush nuk e ka bërë ende, le ta shkarkojë tani “SIGAL Audiobooks” në App Store dhe Play Store dhe në këtë mënyrë e merr librarinë kudo me vete, në makinë, udhëtime, punë e kudo tjetër.

 

 

Continue Reading

Biznes

Kur dimri ka trokitur dhe virozat janë shtuar, privilegj të kesh mjekun në xhep/ Shqiptarët përqafojnë masivisht “TeleShëndet”

Sot, industria mjekësore po përballet me shumë sfida: ndryshimet demografike të tilla si plakja e popullsisë në shumë vende, dispoonueshmëria e kufizuar e doktorëve në zonat rurale, dhoma të mbipopulluara pritjeje, rritja e shpenzimeve mjekësore dhe kërkesa e pacientëve për shërbime më të përshtatshme ndaj nevojave të tyre.

Një prej tyre është edhe Teleshëndetësia, e cila ofron shumë avantazhe si për pacientët ashtu edhe për punonjësit e shëndetësisë.

Pikërisht këtë shërbim novator e solli për herë të parë kompania e sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria. Ky shërbim ka ardhur duke u pasuruar me sa më shumë shërbime muaj pas muaji duke qenë kështu më pranë klientëve, brenda e jashtë vendit.

Ky shërbim inovativ i kompanisë i mundëson pacientëve që të ndihmojnë vetveten me shërbimet për të cilat ata kanë nevojë, direkt nga celulari, kudo që ndodhen, nga dhoma e tyre e ndenjes apo zyra në vend të pritjes pas dyerve të doktorëve apo spitaleve, duke ofruar shërbime përkujdesi 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.

“Ofrimi i takimeve virtuale u shfaq veçanërisht si një domosdoshmëri edhe më e madhe gjatë pandemisë COVID-19. Teknologjia e përmirësuar e ka bërë marrjen e kujdesit shëndetësor më të lehtë, madje edhe për ata të cilët nuk janë edhe aq të dhënë pas teknologjisë apo kompjuterit. Kjo shmang rradhët e gjata nëpër klinika apo spitale ndërsa ju kursen qytetarëve kohë dhe para.

SIGAL UNIQA ishte kompania e parë që solli në Shqipëri shërbimin “TeleShëndet”, ndërsa sot, mijëra klientë të saj, nëpërmjet aplikacionit në celular mund të:

  • Këshillohen me një mjek të liçensuar 24 orë të ditës në 7 ditë të javës
  • Mund të shkarkojnë kartelën e tyre mjekësore
  • Mund të marrin një recetë mjekësore online
  • Në rast kur mjekët rekomandojnë një medikament ata mund të lëshojnë një recetë elektronike e cila njihet nga çdo farmaci.
  • Gjithashtu ata mund të kryejnë Check up, 1 herë në vit
  • Vizitë okulisti falas
  • Xhama syzesh me zbritje
  • Vizitë Dentisti falas dhe higjenizim me zbritje 60%

Ndërsa përfitojnë edhe zbritje në shërbimet që marrin në klinikat dhe spitalet më të mira në vend, shprehet Edison Gjoni, menaxher i “TeleShëndet” pranë SIGAL UNIQA Group Austria.

Edhe pse pak vite në treg, numri i qytetarëve që përdorin tashmë shërbimin “TeleShëndet” ka ardhur gjithmonë në rritje, ashtu si edhe benefitet që ofron ai.

Gëzim Latifi, menaxher në profesion, është një prej klientëve që përdor “TeleShëndet” dhe është mjaft i kënaqur.

Ishin orët e vona të mbrëmjes. Kisha dhimbje të forta stomaku por nuk kisha mundësi të shkoja në spital. Si klient i vjetër i SIGAL UNIQA kam shërbimin Teleshëndet. Mora menjëherë doktoreshën. Ajo me erdhi në ndihme me keshillat dhe recetën e ilaceve dhe sot jam shumë më mirë. Do ja këshilloja çdo shqiptari që ta kishte një TeleShëndet në shtëpi pasi është diçka e mrekullueshme të kesh mjekun në xhep…”, shprehet klienti.

Por “TeleShëndet” është një ndihmës i madh edhe për prindërit.

Ulja e temperaturave në vend është shoqëruar me një numër të lartë fëmijësh të prekur nga virozat, ndërsa në spitale dhe klinika ka fluks të lartë vizitiash te pediatri.

Fëmijët janë gjithçka për prindërit ndaj dhe shëndeti i tyre është prioritet mbi prioritetet. Por për çdo problem shëndetësor që mund të ketë fëmija juaj ju mund ti drejtoheni mjekëve të “TeleShëndet”, me audio ose video, dhe të merrni prej tyre këshilla profesionale pa qenë nevoja të shkoni në spital.

Shkarkoni tani aplikacionin “Teleshëndet” në celularin tuaj, iPhone ose Android, regjistrohuni në pak minuta dhe provoni falas për 24 orë këtë shërbim të mjekësisë moderne të sjellë nga SIGAL UNIQA.

Nëse mbeteni të kënaqur, mund ta blini ONLINE në www.teleshendet.al 

Jeta është e mbushur me surpriza ndaj të kesh mjekun kudo dhe kurdo me vete është një privilegj i madh…

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku…

https://www.youtube.com/watch?v=ZuFldls6OcU 

Për më shumë informacione:

Web: www.teleshendet.al 

E-mail: [email protected]    

WhatsApp: 068 606 2829

Continue Reading

Biznes

Ndërtimi arriti rekordin historik në 2021

Sektori i ndërtimit ka njohur rritje të fortë vitet e fundit, pas rënies ciklike që kishte nisur nga 2008, duke arritur një rekord të ri në vitin 2021.

Sipas të dhënave të INSTAT, Produkti i Brendshëm bruto (PBB) i sektorit të ndërtimit, i matur me çmime korente, që vlerëson transaksionet ekonomike të sektorit arriti në 180 miliardë lekë (1.5 miliardë euro) në vitin 2021, duke shënuar një nivel rekord historik.

Pas ndryshimeve të tranzicionit, nga fillimi i viteve ’90, pjesa më e madhe e kapitalit të lirë në vend ka shkuar për të ngritur apartamente e banesa private. Zhvillimet e vrullshme demografike dhe zhvendosja e popullatës nga zonat rurale në ato urbane e nxitën këtë tendencë, që kulmoi në ciklin rritës deri në vitin 2008.

Pas kësaj periudhe, ky sektor hyri në një cikël maturimi dhe rënieje, duke reflektuar ngopjen e tregut dhe orientimin e bizneseve drejt sektorëve të tjerë. Në vitin 2013, ndërtimi arriti në nivelin më të ulët që prej 2005-s.

Por, pas vitit 2013, ndërtimi iu kthye sërish rritjes i nxitur si nga projektet e infrastrukturës ashtu dhe nga rikthimi i vrullit të projekteve rezidenciale, sidomos në kryeqytet, për të arritur një rekord të ri në 2021-n.

Kjo tendencë pritet të vijojë, bazuar në sipërfaqen e lejeve të ndërtimit në 2021 dhe 6 mujorin e parë 2022. Sipas INSTAT, në vitin 2021, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi në kryeqytet ishte 1.6 milionë metra katror, nivel rekord të paktën që nga viti 2010 kur raportohen të dhënat, nga të cilat gati 80% ishin për ndërtime rezidenciale.

Po sipas INSTAT, vetëm në 6-mujorin e parë 2022 u dha në kryeqytet gati 1.2 milionë m2 sipërfaqe leje ndërtimi, ose sa 75% e sipërfaqes së dhënë për gjithë vitin 2022 (shiko grafikun: Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit dhënë në Tiranë, 6 M I).

Edhe sektori i pasurive të paluajtshme ka përshpejtuar ritmet e rritjes duke filluar nga 2018-a. Sipas INSTAT, PBB me çmime korente në aktivitetin e real estate arriti në 112 miliardë lekë (gati 1 miliard euro) në 2021-n, duke arritur nivelin m ët ëlartë historik të pas tranzicionit.

Pak ditë më parë, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në deklaratën e fundit për Shqipërinë, ka këshilluar që të tregohet kujdes për ndikimin që mund të ketë vrulli i ndërtimeve dhe zgjerimi i tregut të pasurive të paluajtshme në stabilitetin e sektorit financiar.

“Ne bëjmë thirrje për monitorim nga afër dhe menaxhim të rreziqeve të mundshme nga rritja e lartë e kreditimit gjatë viteve të fundit, përfshirë huadhënien e rritur në monedhë të huaj.

Në këtë kuadër, mirëpresim përpjekjet e BSH për të adresuar mungesën e konsiderueshme të të dhënave mbi tregun e pasurive të paluajtshme dhe ndërtimin, si dhe bëjmë thirrje për mbikëqyrje të shtuar të ndikimit të këtij sektori mbi stabilitetin financiar”, thuhet në deklaratën zyrtare.

PBB-së me çmime korrente- INSTAT: “Të gjitha transaksionet ekonomike janë rezultat i llogaritjes së sasive të ndryshme të produkteve dhe çmimeve të prodhimit dhe shitjes. Duke mbledhur të gjitha transaksionet e caktuara merret vlera e përgjithshme për një periudhë të caktuar. Kur vlerat e dy periudhave të krahasohen, ato njëkohësisht do të reflektohen si në çmim ashtu dhe në sasi. Këto vlera shprehen me çmimet korrente”./ Monitor

Continue Reading

Biznes

Turizmi/ Garë e fortë mes Korçës dhe Vlorës

Gjysmën e vitit, nga janari në mars dhe nga tetori në dhjetor shqiptarët pëlqejnë të pushojnë në Korçë. Nga prilli në qershor shkojnë në Durrës dhe nga korriku në shtator zgjedhin Vlorën.

Udhëtimet përgjithësisht zgjasin nga 1 deri në 3 net ndërsa për tu akomoduar shërbejnë shtëpitë e dyta apo ambientet me qira.

Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat e anketës së turizmit në familje sipas së cilës vjet janë regjistruar 7,7% më shumë udhëtime në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj, krahasuar me vitin 2020.

Rritja më e lartë është shënuar për udhëtimet për qëllime personale dhe biznesi jashtë vendit. Ata që kanë udhëtuar më shumë vjet janë moshat nga 25 në 34 vjeç ndërsa shtetet ku kanë shkuar më tepër janë Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Greqia.

Ndryshe nga udhëtimet brenda vendit ato jashtë Shqipërisë zgjasin më shumë se katër ditë.

Continue Reading

Biznes

Miqësorja e luksit/ Bli ‘TeleShëndet’ ose Sigurimin e Pronës Online dhe SIGAL dhuron dy bileta për Shqipëri-Itali

Pushimi i kampionateve dhe mospjesëmarrja e të dyja kombëtareve në Botërorin e Katarit, sjell në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë një ndeshje miqësore të shumëpritur për tifozët shqiptarë. Shqipëri-Itali do të mbushë shkallët e stadiumit kombëtar më 16 nëntor, ndërsa miliona të tjerë do ta ndjekin përmes televizionit. Në historinë e Kombëtares Shqiptare, kjo do të jetë miqësorja e dytë me 4 herët Kampionët e Botës pas asaj të vitit 2014, kur Shqipëria u mposht 1- 0 në minutën e 82-të me golin e Stefano Okaka. Por jo vetëm kjo miqësore, pasi me Kombëtaren “Axurre” Kuqezinjtë kanë luajtur edhe dy sfida të tjera, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”, ku u shortuam në grup. Këto dy takime kanë përfunduar me fitoren e “Axurrëve”, 2-0 në Itali dhe 0-1 në “Loro Boriçi” në Shkodër në vitin 2017.

SIGAL UNIQA Group Austria, sponsor zyrtar i Kombëtares Shqiptare, vjen me një mundësi të artë për të gjithë tifozët që këtë super-ndeshje duan ta ndjekin LIVE nga shkallët e “Air Albania Stadium”.

Kushdo që blen Online një prej paketave “Teleshëndet” ose Sigurimin e Pronës, fiton 2 bileta FALAS për ndeshjen Shqipëri-Itali.

Shqipëri-Itali luhet më 16 Nëntor, ora 20:45. Mos e humbisni shansin të shijoni këtë super-përballje nga tribunat e “Air Albania Stadium”.  Por ndërkohë të keni siguruar pronën tuaj apo të keni mjekun 24 orë me vete falë “TeleShëndet”.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku

Për çdo pyetje, kontaktoni në:

WhatsApp: 068 606 2829 

E-mail: [email protected] 

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING