Connect with us

Bota

Biznesmeni gay që kërkon rilindje të Greqisë

Pas humbjes dërrmuese në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe dorëheqjes së Alexis Tsipras, SYRIZA ka hyrë në një proces të brendshëm reformimi që nis fillimisht me zgjedhjen e kryetarit të saj të ri. Në minutat është regjistruar një kandidat i pestë në garën për kreun e partisë më të madhe të opozitës në Greqi. Stefanos Kasselakis njoftoi sot ambicien e tij për të qenë lideri i SYRIZA. 35-vjeçari ka marrë një vëmendje të gjerë në mediat helene duke u portretizuar si një yll në ngjitje në radhët e të majtës dhe favorit për lider opozite.

Kush është Stefanos Kasselakis

Kandidat me fytyrë rë freskët dhe që pozicionohet si një njeri i bërë vetë, që mbështet barazinë sociale, ndarjen e shtetit nga kisha dhe heqjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Përmes një video të postuar në faqen e tij në Facebook, ai zbulon më shumë nga jeta e tij prej kur ishte fëmijë në Kretë, studimet në SHBA dhe më pas si investitor në fushën e transportit detar. Veç kësaj ai ekspozon edhe partnerin tij, duke theksuar se “nuk ka një axhendë gay, por një axhendë njerëzore”. Krejt i shpenguar dhe mendjehapur, 35-vjeçari shfaqet në emisione televizive me partnerin e tij mjek.

Për një farë kohe ai ka pasur një përvojë pune edhe në SHBA te Goldman Sachs, si dhe një angazhim politik të përkohshëm në radhët e vullnetarëve të Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2008 në SHBA.

“Jam i vetëdijshëm se nuk kam përvojë në parti politike. Përvoja ime është në punë dhe në jetën shoqërore. Kandidatura që po parashtroj tani tregon një rrugë tjetër; nga shoqëria për shoqërinë. Kanë humbur disa breza. Ka ardhur koha për të ndërtuar ëndrrën greke për të cilën kemi kaq shumë nevojë”, thotë ai në videon e cila brenda pak orësh nga publikimi ka marrë disa dhjetra mijëra shikime.

Kandidati që flet për rilindje të Greqisë dhe shigjeton Mitsotakis

Në video-mesazhin e tij të parë si kandidat i SYRIZA-s, Stefanos Kasselakis flet për rilindje të Greqisë, si dhe etiketon kryeministrin aktual si të trashëguar në pushtet prej dinastisë së familjes së tij, ndërkohë ai është një njeri i bërë vetë.

“Doni të vendosni përballë Mitsotakis të trashëguar një njeri të bërë vetë? Doni të vendosni përballë Kryeministrit një njeri që merr vesh më shumë nga ekonomia sepse ka punuar dhe ka shërbyer? Doni të vendosni përballë Mitsotakis dikë që të fitojë? Unë kam energjinë për t’i dalë përballë dhe nuk mund të më blejnë siç nuk blenë dot as Alexin (Tsipras). Shkojmë bashkë me plan konkret. Ëndrra greke nuk ka humbur. As SYRIZA. Koha që të rilindim, koha që SYRIZA të jetë sërish fituese”, thotë Kasselakis.

Kritikat

Edhe pse 35-vjeçari ishte kandidat për deputet në listën e zgjedhjeve të këtij vitit, tani që kërkon lidershipin e partisë së tij është normale të marrë më shumë vemendje dhe të shkaktojë debat. Një pjesë e shoqërisë konservatore greke e ka të vështirë ta pranojë për shkak të orientimit të tij seksual. Ndërkohë të tjerë dhe sidomos mediat pro qeveritare të së djathtës nuk gjejnë dot një lidhje mes profilit të tij si sipërmarrës dhe njeri i suksesshëm prej sistemit kapitalist në SHBA e më pas në Greqi dhe të qenit kryetar i një partie të majtë si SYRIZA. Megjithatë mbetet për t’u parë nëse anëtarët e partisë së tij do ta mbështesin apo jo me votë pas disa ditësh.

Zgjedhjet

Krahas 35-vjeçarit Stefanos Kasselakis në garë për lidershipin e SYRIZA-s janë edhe Efi Achtsioglou, Euclid Tsakalotos, Nikos Pappas, and Stefanos Tzoumakas. Anëtarët e partisë do të zgjedhin kryetarin më 10 shtator dhe nëse është e nevojshme për raund të dytë mes kandidatëve të shpallur ai do të zhvillohet më 16 shtator. Ndërkohë këtë të mërkurë pritet të ketë një debat publik mes pesë kandidatëve të SYRIZA. Ish-lideri, Alexis Tsipras, nuk ka marrë deri më tani asnjë qëndrim publik se cili është kandidati i tij i preferuar në këtë garë dhe ndoshta s’ka për të ndodhur. Komentatorët politikë thonë se Stefanos Tzoumakas është në fakt një nga prurjet e tij në SYRIA si pjesë e programit për të rikthyer grekët e suksesshëm nga diaspora. Duhen pritur edhe disa ditë të tjera për të mësuar se cili do të jetë kreu i ri i opozitës greke.

Bota

Vodhën mbi 100 mijë euro në markete në Itali, karabinierët arrestojnë 2 shqiptarët

Një bandë përgjegjëse për disa vjedhje në dyqanet e elektronikës është shkatërruar.

Mëngjesin e të enjtes së 2 majit, Karabinierët e Castiglione delle Stiviere (Mn) dhe Salò zbatuan një urdhër paraburgimi, të lëshuar nga gjyqtari hetues i Mantovës, ndaj dy personave.

Bëhet fjalë për dy burra me kombësi shqiptare: ata u vunë në gjurmim dhe u arrestuan në banesë në Soiano del Lago, të cilën e përdornin si bazë logjistike.

Sipas hetuesve, ata do të ishin përgjegjës për vjedhjet e shumta të kryera në dyqanet zinxhir të njohur si Trony në zonën e Brescias, por edhe në provincat Mantua dhe Vicenza.

Hetimet rindërtuan skemën e mënyrës së veprimit të bandës, e karakterizuar gjithmonë nga kontrollet paraprake. Po hetohet nëse banda ishte e përbërë dhe nga persona të tjerë.

 

Continue Reading

Bota

Netanyahu: Izraeli i gatshëm për armëpushim nëse lirohen pengjet, por lufta nuk mbaron këtu

Izraeli është i gatshëm të ndalojë ofensivën e tij ushtarake në Gaza nëse Hamasi liron të gjithë pengjet e rrëmbyer tetorin e kaluar, njoftoi sot kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke hedhur poshtë kërkesat për tërheqjen e forcave të IDF.

“Izraeli nuk do të pajtohet me kërkesat e Hamasit, që do të thotë dorëzim, dhe do të vazhdojë luftimet derisa të arrihen të gjitha qëllimet e tij” , tha kryeministri.

Gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar në territoret izraelite pranë Gazës, militantët e Hamasit vranë rreth 1200 njerëz dhe morën peng 250 të tjerë. Që atëherë, një numër i pengjeve janë liruar, por rreth 130 janë ende duke u mbajtur në enklavën palestineze.

Javën e kaluar, Izraeli i dërgoi zyrtarisht Hamasit një propozim armëpushimi, i cili sugjeron një ndërprerje të përkohshme të armiqësive për të lehtësuar shkëmbimin e disa dhjetëra pengjeve për të burgosurit palestinezë që mbahen në burgjet izraelite.

 

 

Propozimi është përshkruar si “jashtëzakonisht bujar” nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili i ka kërkuar Hamasit të “vendosë shpejt” dhe “të marrë vendimin e duhur”.

Continue Reading

Bota

Përmbytjet në Brazil, rritet në 56 numri i viktimave! Frikë për përhapjen e epidemive

Numri i të vdekurve nga shirat në shtetin më jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul, u rrit në 56 persona. Kështu bënë të ditur autoritetet lokale, ndërsa dhjetëra persona të tjerë ende nuk janë gjetur.

Më shumë se 69 mijë ishin zhvendosur pasi stuhitë prekën gati dy të tretat e 497 qyteteve në shtetin, i cili kufizohet me Uruguain dhe Argjentinën.

Përmbytjet masive shkatërruan rrugë dhe ura në disa rajone të shtetit. Stuhia shkaktoi gjithashtu rrëshqitje dheu dhe shembje të pjesshme të një dige në një hidrocentral të vogël.

Guvernatori i shtetit u tha gazetarëve se do të kishte nevojë për një “Plan Marshall” për t’u rikuperuar nga stuhitë dhe pasojat e saj, duke iu referuar një plani për rimëkëmbjen ekonomike të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkaq frika më e madhe është përhapja e ndonjë epidemie, pasi përmbytjet kanë shkatërruar rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm në shumë zona.

Continue Reading

Bota

Katër fëmijë 13-vjeçar bien nga tarraca e palestrës, ja gjendja e tyre shëndetësore

Në Baden-Wurttemberg të Gjermanisë, katër fëmijë të moshës 13-vjeçare u ngjitën në kulmin e palestrës së sporteve në qarkun Grunbach gjatë të shtunës mbrëma.

Megjithatë, ata u rrëzuan nga tetë metra lartësi, ku si pasojë që të gjithë pësuan lëndime serioze.

Mbetet e paqartë sesi ka ndodhur incidenti, kurse zëdhënësi i policisë në Aalen tha për Bild se ata me gjasë janë rrëzuar nga kulmi i punuar nga xhami derisa po luanin.

Një numër i madh i kamionëve të zjarrfikësve dhe autoambulancave u nisën drejt vendit të ngjarjes.

Në anën tjetër, policia gjermane nuk ka dhënë ndonjë detaj lidhur me këtë si dhe nëse gjendja e fëmijëve është përmirësuar.

Continue Reading

Bota

“Dyert për negociata janë të hapura”, Macron: Duhet të kemi dialog me Rusinë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar të dielën se duhet të ketë një dialog me Rusinë.

“Ne po bëjmë gjënë e duhur duke i lënë dyert e hapura për negociatat me Rusinë”, tha Macron në një intervistë për La Tribune. “Përndryshe, ne do të kishim hequr dorë nga rendi ndërkombëtar, si dhe nga paqja dhe siguria.

Megjithatë, Macron vuri në dukje në të njëjtën kohë se ishte e nevojshme të vazhdohej me politikën strategjike në lidhje me Rusinë.

Në fund të prillit, Macron tha duke folur në Universitetin e Sorbonës në Paris se Evropa duhet të jetë e përgatitur për të ndërtuar marrëdhënie me Rusinë pas përfundimit të konfliktit në Ukrainë. Ai tha gjithashtu se aftësitë teknike dhe diapazoni i goditjes së raketave balistike ruse rrezikojnë vendet evropiane.

 

 

“Nëse flasim për Ukrainën, siguria e evropianëve është në rrezik sepse ky vend ndodhet rreth 1,500 kilometra nga kufijtë tanë,” vuri në dukje Macron. “Nëse Rusia fiton, atëherë do të duhet vetëm një sekondë që të mos ketë siguri për Rumaninë, Poloninë, Lituaninë apo vendin tonë”.

“Fuqia dhe diapazoni goditës i raketave balistike ruse na rrezikojnë të gjithëve”, shtoi presidenti francez.

Zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov deklaroi më herët se Rusia nuk përbën kërcënim për askënd në Evropë dhe shpreson për një qëndrim të ngjashëm me veten.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING